Dhuna mes femijeve

0 0

Dhuna nga ana e të rinjve është njëra nga format më të shpeshta të dhunës. Edhe sulmet mes të rinjve  kontribuojnë në masë të madhe në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të parakohshme, lëndimeve dhe invaliditetit. Dhuna mes të rinjve i lëndon jo vetëm viktimat por edhe familjet e tyre, shokët dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ekziston një lidhje e ngushtë në mes dhunës së ushtruar nga të rinjtë dhe formave tjera të dhunës. Nëse një djalë apo vajzë e re është e dhunshme, shpesh herë kryejne edhe vepra penale dhe shfaqin probleme të tjera psikologjike dhe sociale. Studimet tregojnë se gjendja e dehur është një faktor i rëndësishëm që mund të përshpejtojë dhunën.

Por cilët janë faktorët e tjerë që ndikojnë?

Ndikimi i familjes dhe moshatarve

Atmosfera në shtëpi është çelësi për zhvillimin e sjelljes së dhunshme tek të rinjtë. Disa prej faktorëve kryesorë familjarë të lidhura me dhunën tek  adoleshentët janë:

  • Mbikqyrje e keqe e fëmijve nga ana e prindërve dhe dënime të rënda fizike për disiplinimin e tyre;
  • Konfliktet mes prindërve në fëmijërinë e hershme;
  • Niveli i ulët i besnikërisë mes fëmijës dhe prindërit;
  • Ndarja e prindërve në moshë të hershme;
  • Nivel i ulët i kohezionit familjar, pra mungon komunikimi dhe ndjenja e të qënit pranë njëri-tjetrit në çdo moment;
  • Statusi i ulët socio-ekonomik i familjes;
  • Shoqërimi me moshatarë keqbërës gjithashtu lidhet me dhunën tek personat e rinj.

Faktorët individualë

Faktorët kryesorë të personalitetit të fëmijës janë:

  • Hiperaktiviteti;
  • Impulsiviteti;
  • Kontrolli i ulët ndaj sjelljes së tij (për shembull mungesa e aftësisë së kontrollit të inatit);
  • Problemet me vëmendjen;
  • Historitë e hershme të sjelljes agresive;
  • Nivele të ulëta arsimore.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X