Dhimbjet e lindjes, jane vertet dhimbje qe harrohen lehte?

0 0

Para se një grua të bëhet nënë përjeton një frikë shumë të madhe në lidhje me momentin e lindjes, në lidhje me atë që do t’i duhet të përjetojë ndërsa do të jetë duke sjellë në jetë fëmijën e saj. Ashtu siç ka gra të cilat janë në gjendje të durojnë edhe dhimbje shumë të mëdha, ashtu ka edhe gra të cilat janë më pak të durueshme, dhe lindja për to do të duket një eksperiencë edhe më e frikshme. A do të jem në gjendje të duroj dhimbjet? Kjo është një pyetje që ndoshta ka kaluar në mendjen e të gjitha grave shtatzana, sidomos në muajin e fundit të shtatzanisë, ku procesi i lindjes mund të fillojë në çdo moment. Në disa raste është pikërisht kjo frikë ajo që i drejton këto zonja drejt aplikimit të edipuralit, një zgjidhje e cila do të ndihmojë në një perceptim shumë më të reduktuar të dhimbjeve të lindjes.

Ndoshta për ju, gjatë shtatëzanisë do të jetë shumë e vështirë të përpiqeni të kuptoni natyren e këtyre dhimbjeve, ajo është dicka e cila është e vështirë të kuptohet me shpjegime, është diçka që do të kuptohet vetëm pasi të jetë përjetuar. Mund të ndodhë që edhe nëse do të pyesni një miken tuaj në lidhje me këto dhimbje, ajo të shfaqë vështirësi në shpjegim. Ajo mund të jetë në gjendje të shpjegojë dhimbjen e veshkave, të stomakut etj, përveç dhimbjeve të lindjes. Mendohet se asnjë grua nuk është në gjendje të krahasojë këto dhimbje me dicka konkrete.

Gjatë shtatzanisë, gruaja mund të ndihet më e qetë teksa shikon nëna që kanë sjellë në jetë më shumë se një fëmijë, kjo pasi ajo brenda vetes së saj ndoshta do të mendojë se këto dhimbje nuk janë edhe aq të tmerrshme përderisa nëna në fjalë ka zgjedhur t’i përjetojë dy herë apo më shumë.

Shpesh nënat mund të mendojnë se këto dhimbje do të harrohen. Por, të jetë e vërtetë vallë?

Për shumë nëna kjo është dicka e pohuar dhe e besuar, megjithatë mund të ndodhë që disa prej tyre të shprehen “Do të preferoja të bëja vetëm djem në mënyrë që asnjë prej tyre të mos provonte atë që kam provuar unë duke i sjellë në jetë”. Dhe për disa nëna, pas lindjes kjo shprehje merr një kuptim edhe më të thellë, mësohet vërtetësia e atyre fjalëve. Megjithatë shumë gra pasi dalin nga salla e lindjes janë më mirënjohëse ndaj nënave të tyre, i shohin ato me një sy krejt tjetër. Ndoshta sepse tani e dinë se cfarë kanë kaluar për t’i sjellë në jetë, dhe mirënjohja drejt saj do të rritet gjatë cdo dite. Megjithatë ende nuk kuptoj dicka, nuk kuptoj nënat që thonë se dhimbjet e lindjes harrohen. Si mund të harrohen ato dhimbje? Si mund të harrohen ato dhimbje që të ka bërë të dhembë i gjithë trupi? Cfarë i bën ato dhimbje të harrohen? Sigurisht që mund të harrohen dhimbjet e një lindje me epidural, të cilat janë gati të papërfillshme krahasuar me atë të një lindje pa epidural, por të një eksperience tjetër jo! Dhe nëse dikush do t’i thotë një gruaje që shprehet në këtë mënyrë “Përse e bërë edhe fëmijën e dytë nëse këto dhimbje janë kaq të tmerrshme”, do të ishte mirë që ajo t’i përgjigjej në një mënyrë të tillë “E solla në jetë edhe fëmijën e dytë, dhe nëse do të kisha mundësi do të sillja edhe një të tretë, sepse këto dhimbje sado të tmerrshme të jenë nuk mund të krahasohen me gëzimin që më fali ardhja në jetë e fëmijës tim. Ishin pikërisht ato dhimbje që askush nuk mund të mi shpjegonte, ishin pikërisht ato dhimbje të cilat nuk mendoj se do të harrohen ndonjëherë nga unë që më vendosën në krahë ëngjëllin tim, që i dhanë më shumë kuptim familjes tonë! Këto dhimbje nuk mund të krahasohen me asnjë lloj dhimbje tjetër, sepse në të vërtetë asnjë lloj dhimbje tjetër nuk mund të përfundojnë duke të dhënë një krijesë të tillë në duar! Dhe megjithatë mendoj se thellë-thellë kjo është arsyeja që këto dhimbje nuk harrohen kurrë, nuk kanë si të harrohen!

Është e vërtetë që gjatë javëve të para nëna mund të mos mendojë shumë për to për disa arsye të ndryshme, por nuk mund të flasim për fshirje të tyre nga kujtesa. Ato dhimbje do të kujtohen sa herë të flitet për momentin e ardhjes në jetë të fëmijës!

Lexoni edhe: Si te lehtesojme dhimbjet e lindjes natyrale?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X