Si duhet t’jua japim medikamentet fëmijëve pa bërë gabime?
Prindërit nuk duhet të veprojnë pa rekomandimin e mjekut!
Një prej veprimeve më të gabuara që prindërit bëjnë është dhënia e medikamenteve pa rekomandimin e mjekut pediatër. Gjithashtu ata gabojnë edhe në përdorimin e mjeteve jo të duhura matëse.
Kujdes me tejkalimin e dozës
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj një doze më të madhe të një medikamenti të caktuar, për këtë arsye doza nuk duhet të jepet asnjëherë më e madhe, madje as më e vogël se ajo që mjeku ka rekomanduar.
Nuk mjaftojnë përshkrimet e medikamentit
Fleta udhëzuese nuk duhet të zëvendësojë asnjëherë mjekun e fëmijës. Në rast se keni ndonjë paqartësi midis asaj që mjeku ju ka rekomanduar të bëni me fëmijën tuaj dhe udhëzimeve të paketimit, duhet të pyesni mjekun në mënyrë që t’ju qartësojë në lidhje me gjithçka.
Si të mos gabojmë?
Një mënyrë shumë efikase për të mos gabuar në dozimin e medikamentit është dhënia e tij me anën e shiringës përkatëse. Mbani mend se çdo medikament duhet të matet me shiringën apo lugën e paketimit të vet. Në rastet kur medikamenti ka një gotë të vogël matëse dhe fëmija është shumë i vogël për të pirë me të, ju mund ta masni dhe më pas t’ja jepni atij me anën e një shiringe.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu