Dhembet e qumeshtit, kujdes me perdorimin e fluorit!

0 0

Higjena e gojës së fëmijës është shumë e rëndësishme që në vegjëli, dhe ky kujdes duhet të fillojë që në zgjedhjen e pastës së dhëmbëve. Duhet të evitoni përdorimin e atyre me përmbajtje fluori deri në vitin e parë të jetës, dhe më pas të përdoren me shumë kujdes pasta me përmbajtje shumë të vogël fluori deri në vitin e dytë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i North Carolina në Chicago, i cili është publikuar në “Hournal of the American dental association”, përdorimi i pastës me përmbajtje fluori deri në vitin e parë të jetës mund të shkaktojë në dhëmbët e fëmijës shfaqjen e disa njollave të errëta.

Mendimet e ekspertëve

Edhe pse përfundimet e studimeve kanë pasur teoritë pro dhe kundër, ekspertët e vërtetojnë me statistika, se përdorimi i pastës me fluor pas vitit të dytë të jetës do të bënte që fëmija të kishte shanse më të vogla për të shfaqur probleme me dhëmbët. Pra nga mosha 24 mujore ju mund të përdorni një pastë me përmbajtje shumë të vogël fluori, ndërsa nga viti i 6 i jetës mund të përdoret edhe një pastë për të rritur, pra e zakonshme në mënyrë që të parandalohet formimi i kariesit.

Kujdes edhe nga burimet e tjera të fluorit

Pasta e dhëmbëve nuk është i vetmi burim fluori, sepse ajo substancë mund të merret edhe nëpërmjet disa ujërave minerale, nëpërmjet medikamentëve etj. Nëse fëmija nuk di ende të pështyjë mund edhe të mos përdorni pastë dhëmbësh.

Lexoni dhe: Kur dhe si ti lajme dhembet e bebit?

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X