Dezinfektuesit e duarve të dëmshëm për sytë e fëmijëve, si të kujdesemi?

0 0

Xheli dhe solucionet e ndryshme dezinfektuese, të përdorura gjerësisht për të zvogëluar rrezikun e infektimit nga koronavirusi, nuk rrezikojnë të dëmtojnë vetëm lëkurën. Sytë e fëmijëve janë gjithashtu në rrezik. Sipas një studimi të ri të kryer nga një ekip studiuesish francezë, nga Fondacioni Hopital Adolphe de Rothschild, dhe botuar në Jama Ophthalmology.

Pse janë të rrezikshme?

Ka dy arsye pse dezinfektuesit janë të rrezikshëm për sytë e fëmijëve. Së pari, vendosja e shpërndarësve të xhelit në vende publike, të tilla si shkolla, supermarkete, dyqane, spitale: në fakt, ato zakonisht vendosen në një lartësi prej rreth një metër.

Nëse në rastin e të rriturve kjo lartësi i përgjigjet përafërsisht belit, për fëmijët korrespondon saktësisht me nivelin e syve. Kimikatet që përmbajnë produktet sanitare mund të arrijnë kështu lehtësisht në organet e shikimit, duke shkaktuar edhe probleme serioze.

Arsyeja e dytë është se fëmijët, sidomos më të vegjlit, shpesh i vendosin duart në fytyrë: ata mund ta bëjnë këtë edhe pasi të jenë dezinfektuar, duke shkaktuar ekspozim të pavullnetshëm, por shumë të rrezikshëm në sy.

Krahasimi i të dhënave para dhe pas pandemisë

Nga hulumtimi francez doli që midis 1 prillit dhe 24 gushtit, në mesin e fëmijëve, kishte 233 raste të ekspozimit të syve ndaj kimikateve të rrezikshme që gjenden tek dezinfektuesit (nga të cilët 63 në vende publike) krahasuar me 33 në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm (1 prej të cilave ishte një vend publik): shtatë herë më shumë. Jo vetem kaq. Në të njëjtën periudhë, pranimet në spitalet e specializuara në oftalmologjinë pediatrike ishin 16 në 2020 dhe 1 në 2019. Ndër të tjera, në dy fëmijë situata ishte aq e kompromentuar saqë u desh një operacion për të transplantuar indin e kornesë.

“Në të gjitha vendet, kërkohet kujdes në vendosjen e rregullatorëve në vende publike, si dhe ilustrime informuese që nënvizojnë rrezikun e ekspozimit të pavullnetshëm tek fëmijët, për të parandaluar dëmtime të mëtejshme serioze të syve”, – shpjeguan ekspertët.

Për të mbrojtur fëmijët tuaj, është e dobishme t’i hiqni ata nga shpërndarësit e xhelit dezinfektues menjëherë pas përdorimit dhe të siguroheni që të mos vendosin menjëherë duart në sy pasi të përdorin këto produkte.

Lexo edhe: Shtimi i dezinfektuesve vë në rrezik helmimi fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X