Detyron vajzën të shkojë 5 milje në këmbë, përse e bëri babai këtë?

0 0

Babai i një vajze 10-vjeçare në Ohajo ka detyruar të bijën të shkojë në shkollë në këmbë duke përshkuar një distancë prej 5 miljesh.

Vajzën e kishin ndëshkuar në autobusin e shkollës, sepse kishte ngacmuar fëmijët e tjerë, duke bërë bullizëm.

Për këtë arsye, babai nuk ka dashur ta ndëshkojë, por mbi të gjitha ta mësojë se ajo duhet të jetë e përgjegjshme dhe të kuptojë se sa shumë mund të dëmtojë një njeri me fjalë. E për këtë arsye duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm me ato që themi ndaj të tjerëve.

Komentet në internet kanë qenë të ndara në dy pjesë. Disa e kanë mbështetur babain për këtë masë edukative, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të tepërt, me argumentin se një ndëshkim nga personi që supozohet se duhet ta mbrojë vajzën, mund të shkatërrojë të ardhmen e saj.

Por babai i 10-vjeçares është i vendosur se për të e rëndësishme është të rrisë një fëmijë të përgjegjshëm.

Lexo edhe: I thoni jo edukimit te femijes nepermjet dhunes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X