Destinacioni Mykonos

0 0

Ishulli grek Mykonos (Mikonos) i quajtur ndryshe edhe “mbretëresha e natës” është një destinacion i mrekullueshëm edhe për fëmijët. Gjatë ditës ky ishull ofron pamje mahnitëse, që spikatin për detin gurkali dhe rërën e shkrifët, për klimën e butë sidomos gjatë muajve Maj, Qershor dhe Shtator. Ky ishull do të ishte i papërshtatshëm për familjet me fëmijë gjatë muajve Korrik dhe Gusht pasi gjatë kësaj periudhe ishulli për shkak të numrit të madh të turistëve.
Cilat plazhe të ishullit janë të përshtatshme për familjet?
Mikonos njihet për plazhet e mrekullueshme, por jo të gjitha janë të përshtatshme për familjet me fëmijë, apo edhe për familjet që nuk kanë fëmijë por dëshirojnë të kalojnë pushime të qeta, kjo pasi ata mund të bezdisen nga zhurmat dhe muzika e lartë, sidomos gjatë mbasdites.
Plazhet më të bukura dhe më pak të rahura nga era janë të pozicionuara në pjesën jugore të ishullit. “Ornos” dhe “Plati Yalos” janë dy plazhet më të përshtatshme për familjet me fëmijë. Në këto plazhe mund të ushtrohen edhe sportet ujore.
Të tjera plazhe të qeta mund të konsiderohen edhe “Kalo Livadi”, “Aghios Ioannis”, të cilat ndodhen pranë “Ornos”, me det të kristaltë dhe rërë të imët, “Aghios Stefanos” i cili ndodhet në veri të ishullit Mikonos si edhe “Aghios Sostis” që ndodhet reth 1.5 km larg “Porto nuovo”.
Çfarë të bëni në ishull?
Ishulli ju mundëson të bëni ekskursione në plazhet e mrekullueshme si edhe shëtitje në qëndër, e cila është “Chora”. Këtu do të gjeni shtëpi të mrekullueshme me çati të bardha, rrugica të ngushta të mbushura me dyqane të ndryshme duke filluar nga dyqanet e suvenirëve deri tek dyqanet e firmave më të njohur. Chora konsiderohet si një nga vendet më tërheqëse të Greqisë.
Krahas kësaj pjese ju mund të vizitoni edhe mullinjtë e famshëm, ku me siguri do të mund të bëni “shokë” fëmijët tuaj dhe pelikanin maskotë me emrin Pedro, shumë i famshëm në ishull.
Nëse ritmet e fëmijeve do t’jua lejojnë ju mund të pini një aperitiv në “Little Venice”. Kjo pjesë e ishullit është e përbërë nga shumë lokale, të cilat ofrojnë pamje të mrekullueshme të detit. Ju këshillojmë që të paktën një mbrëmje të shijoni perëndimin e mrekullueshëm të diellit në një prej lokaleve të kësaj zone të ishullit, pasi jua sigurojmë se do të jetë një spektakël që nuk do ta harroni kurrë. Por, duhet të keni parasysh se kalimi me karrocë fëmijësh në këtë pjesë është disi i vështirë për shkak të rrugëve të ngushta, dhe për këtë arsye nëse keni vështirësi mund të hyni nga lokalet që e kanë hyrjen në rrugën paralele.
Qendra e dytë e ishullit është “Ano Mera”, e cila ndodhet në qendër të Mikonos. Në ishull gjenden gjithsej 365 kisha, pra një për çdo ditë të vitit.
Ku mund të hamë?
Midis shumë vendeve mund të përmendim “Antonini”, i cili është i pozicionuar në “Chora” dhe “Fisherman” në “Ano mera”. Tek të dy lokalet mund të shijoni gatimet tradicionale të ishullit, të cilat ofrojnë një raport të mirë çmim-cilësi. Janë të shumtë gjithashtu edhe restorantet që mund të gjeni në zonën e plazheve, por bëni kujdes sepse shpesh janë shumë të shtrenjta.
Ku mund të flemë?
Mikonos ofron alternativa të ndryshme për familjet që udhëtojnë me fëmijë, duke filluar nga hotelet, rezidencat, apartamentet, të pozicionuara në plazh dhe shumë të frekuentuara nga familjarët. Mund t’ju këshillojmë “Esperides”, i pozicionuar në plazhin “Plati Yalos”, “Hotel Kamari”, i cili ofron pishinë të hapur për të rritur dhe pishinë të posacme për fëmijë. Një tjetër alternativë do të ishte “Argo Hotel Mykonos. Një strukturë tjetër me 4 yje që mund të frekuentoni është “Hotel Archipelargos” dhe “Kalo Livadi”, e cila është e vendosur në zonën jugore të ishullit.
Kur të shkojmë në Mikonos?
Klima e ishullit është tipike mesdhetare, me verë që zgjat nga muaji Maj deri në muajin Tetor. Fluksi në këtë ishull është kryesisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht, ndërsa për familjarët këshillohet të shkojnë në sezonin e ulët, i cili përfshin muajt Maj, Qershor, Shtator dhe Tetor.
Si të shkojmë në ishull?
Ju mund të shkoni duke përdorur avionin nga Selaniku ose Tirana. Për të lëvizur në ishull mund të përdorni linjën e autobusëve, e cila të çon edhe në Chora. Një alternativë mund të ishte edhe marrja me qera e një makine.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X