Dhërmiu bën pjesë në krahinën e Himarës, dhe është një vend që tërheq shumë turistë duke qënë se gërshetohet deti i kalter dhe i pastërt i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. Ky fshat është më tepër tërheqës gjatë stinës së verës dhe madje është cilësuar si një nga perlat e Rivierës shqiptare, dhe padyshim një nga vendet më tërheqëse edhe për të huajt.
Cilat janë vendet që mund të shikojmë në Dhërmi?
Alevrat
Është padyshim një vend interesant të cilat duhen vizituar për të admiruar detin kristal dhe të thellë si dhe shkëmbin e vendosur pingul mbi det. Më një gji i vogël por tepër tërheqës, më një plazh shkëmbor, ngjitur më kodrën mbi të cilën është vendosur manastiri i Shën Theodhorit.
Shpella e piratëve
Mund të arrihet nga deti dhe nga toka. Ajo është e pasur me shkëmbinj shumë të thepisur, të cilat ndodhen në një det shumë të thellë. Ajo ruan vlera shumë të rëndësishme për turistët, të cilët i çon deri në mesjetë.
Gramata
Nga këtu mund të bëhen edhe hedhje me parashutë si edhe lojra ujore.
Dhërmiu dhe vlerësimet e të huajve
Në lidhje me bukurinë e këtij fshati ka shkruar edhe portali “lonelyplanet.com”, i cili e vlerëson atë si një nga plazhet më të famshme dhe më të bukur në Shqipëri. Ata e përkufizojnë Dhërmiun si një vend me një vijë bregdetare të bardhë si pasojë e ngjyrës së guralecave dhe detit blu të thellë. Gjallëria do të ndihet më tepër në pikun e sezonit, dhe nëse do ta vizitoni në dimër do të përballeni me një qetësi absolute. Megjithatë, në Dhërmi mund të gjeni ndonjë vend të qetë edhe nëse shkoni për të pushuar në mes të muajit gusht. Në fshat mund të gjeni shumë hotele ku mund tëakomodoheni dhe një prej atyre që “Lonelyplanet” përmend është “Drymades”. Dhërmiu është cilësuar si një prej vendeve më të bukura në Shqipëri edhe nga “The culture trip.com”.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu