Gjumi sjell shumë përfitime si për fëmijën ashtu edhe për personat e rritur, kjo pasi duke filluar nga mosha 14-16 vjeçare, fëmija fillon të kryejë aktivitete më të mëdha dhe për pasojë ka më shumë nevojë për energji.
Gjumi i pasdites
Kjo është pjesa që prindërit parapëlqejnë më tepër nga dita, kjo pasi më në fund ata munden të kenë pak kohë të qetësohen apo të bëjnë diçka. Zakonisht ky moment qetësie dhe pushimi zgjat deri në moshën 3-4 vjecare, megjithatë disa fëmijë nuk shfaqin nevojë për këtë gjumë edhe para kësaj moshe, pra ata paraqiten energjikë edhe pasi kanë ngrënë drekën. Ky gjumë është i rëndësishëm sepse e bën fëmijën të rikuperojë energjitë e humbura gjatë paradites. Disa fëmijë kanë nevojë të flejnë 30 minuta dhe disa kanë nevojë të flejnë për disa orë dhe tek disa fëmijë ky gjumë vazhdon edhe më tepër se mosha e sipërpërmendur.
Përfitimet e gjumit të pasdites
Gjumi ka efekte pozitive në trurin e fëmijës, përmirëson memorien si edhe rrit nivelin e përqëndrimit duke i dhënë atij një gjendje mirëqënie. Gjithashtu, gjumi i drekës ndikon pozitivisht edhe në cilësinë e gjumit të natës. Ju duhet të respektoni nevojat e fëmijës duke mos e zgjatur gjumin e drekës përtej orës 16-17 të padites, në mënyrë që ai të mos vuajë nga pagjumësia gjatë natës. Fëmija do t’ju japë vetë sinjalet e nevojshme që do t’ju tregojnë se gjumi pas kësaj ore nuk është më i nevojshëm.
Lexoni edhe: Ne cilen moshe femija duhet te eleminoje gjumin e drekes?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu