Ka fëmijë që e heqin këtë zakon më herët dhe ka nga ata fëmijë të cilët dremisin gjatë ditës deri në moshën 5-vjeçare. Por deri në çfarë moshe fëmijët kanë nevojë të flenë në drekë?
Në përgjithësi, fëmijët kanë nevojë ta ndërpresin aktivitetin e ditës me anën e një dremitje deri në moshën 3-vjeçare. Megjithatë, sic edhe mund të mendohet ky është një faktor mjaft individual, pasi ka fëmijë që heqin dorë nga gjumi i drekës para kësaj moshe, por ka edhe nga ata fëmijë që vazhdon të flejë deri në moshën 5 –vjeçare, ashtu siç ka fëmijë që flenë 1 orë, dhe ka fëmijë që flenë 2-3 orë.
Ju duhet të dini se fëmijët janë të aftë ta rregullojnë gjumine tyre në bazë të nevojave që ata kanë.
Megjithatë, për një cilësi më të mirë të gjumit të natës, nuk këshillohet ta vendosni fëmijën të flejë pas orës 16:00, për t’i zgjuar më pas pa e bërë vetë.
Gjumi i drekës, favorizon proçesin e mësimit të fëmijës si edhe përmirëson aftësitë konjuktive. Përveç kësaj fëmija arrin i qetë deri në fund të ditës. Fëmijët që nuk flenë në drekë bëhen tepër nervozë në mbrëmje.
Lexoni edhe: Gjumi i drekës përmirëson të folurën e fëmijës
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu