Depresioni mund të jetë i vështirë për tu menaxhuar në çdo kohë të vitit. Por zymtësia dhe ditët e ftohta, të shkurtra të dimrit mund ta bëjnë edhe më keq. Një studim holandez u mundua të vërtetonte nëse kjo gjë është e vërtetë. Studiuesit analizuan ndryshimet sezonale tek 6000 njerëz. Disa nga ta ishin të diagnostikuar me depresion, disa me ankth dhe disa i kishin të dyja simptomat.
Ajo që zbuluan ishte surprizuese. Njerëzit me depresion të rëndë nuk treguan asnjë ndryshim në simptomat e tyre pavarësisht sezonit. Ndërsa ata që vuanin nga ankthi përjetuan një rritje të lehtë të simptomave depresive, megjithatë ndryshimet ishin shumë të vogla.
Por historia nuk mbaron këtu, megjithëse kalendari nuk ka ndikim te njerëzit me depresion të rëndë ai mund të sjellë ndryshime të mëdha tek njerëzit e prekur nga një formë tjetër depresioni i cili shfaqet më së shumti vetëm në dimër. Ky depresion sezonal i njohur me emrin “seasonal affective disorder” (SAD) sjell çrregullime emocionale të cilat fillojnë rreth muajit tetor dhe mbarojnë në mars apo në prill.
Si të gjithë tipet e tjerë të depresionit edhe SAD nuk ka vetëm shjë shkallë prekjeje. Rreth 10% e njerëzve kanë SAD të lehtë dhe rreth 4% e tryre kanë SAD të rëndë.
Si ta trajtojm SAD-në?
I vetmi ndryshim që kurimi i SAD kërkon nga kurimi i depresionit standart është terapia me dritë. Shumica e të prekurve e marrin këtë terapi në qëndrat e specializuara të cilat kanë një paisje e cila e përçon dritën me anë të disa tubave fluoreshentë. Seancat në këtë pajisje zgjasin nga 30 minuta çdo ditë dhe ndihmojnë në zbutjen e simptomave.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu