Depresioni post partum dhe vetmia, si t’ia njohim simptomat

0 0

Jeta e një gruaje transformohet komplet me ardhjen në jetë të një fëmije, duke i rivendosur në diskutim të gjithë ekuilibrat dhe pasiguritë e mëparshme. Të përballosh këtë ndryshim mund të mos jetë e lehtë dhe mbështetja e të dashurve mund të jetë esenciale për nënat e reja për të përballuar pasoja të mundshme si depresioni pas lindjes dhe vetmia.
Duke u bërë nënë, gruaja merr detyra të reja dhe shumë të rëndësishme ndaj djalit apo vajzës së saj. Kjo jetë e re veçanërisht në ditët e para, varet ekskluzivisht prej saj. Nevojat e vazhdueshme të fëmijës e lodhin shumë nënën, e cila është nën presion për shkak të ndryshimeve të shumta me të cilat ajo përshtatet.
Rolit të saj si grua si vajzë si punëtore i shtohet edhe një tjetër që kërkon kaq shumë energji për t’u dukur unike dhe realisht e rendësishme.
Një e gjë e tillë mund të dërgojë në një sens humbjeje të identitetit tënd, jo sepse nuk je e fortë mjaftueshëm. Edhe çekuilibrat hormonalë, ushqyerja me gji gjithashtu rrisin sikletin që duhet të kapërcejë një grua që sapo ka lindur. Shpesh një nënë e re e gjen veten përballë këtij ndryshimi dhe mund të përballet me ndryshimet shpirtërore siç janë ankthi, shqetësimi, frika. Të gjithë këta faktorë rrisin ndjenjën e depresionit pas lindjes dhe vetmisë.
Kur e kuptoni se diçka nuk është në rregull, kontakti me një specialist mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies tuaj.
Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet jetës së përditshme. Ndryshimet në gjumë ose oreks mund të ndodhin. Mund të keni vështirësi të flini dhe ndiheni të mbingarkuar nga aq shumë mendime sa nuk mund të flini. Ose mund të ndodhë që nuk doni të dilni nga shtrati, konsideroni të panevojshme të përpiqeni të ndiqni rutinën e përditshme ose madje të mos gjeni kënaqësinë e zakonshme për të praktikuar hobin tuaj që dikur e konsideronit të preferuar. Duhet pasur kujdes kur kjo ndjenjë e lodhjes, zbrazëtisë, mungesës së energjisë është e përhershme: mund të jetë një sinjal i një fillimi të depresionit pas lindjes dhe vetmisë.

Për më tepër, nëna e re mund ta gjejë veten të ndihet e trishtuar, e dëshpëruar ose e shtypur .
Mund të ndodhë që në ditët menjëherë pas lindjes, nëna e re të zhvillojë një lloj intolerance ndaj të tjerëve ose ndaj vetvetes, e cila përkthehet në nervozizëm të përgjithësuar.

Lexo më shumë: Depresioni më bën të ndihem e huaj para vetes sime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X