Depresioni dhe çrregullimet gastrointestinale, ja lidhja që kanë me njëri-tjetrin

Serotonina konsiderohet si hormoni i lumturisë, dhe kjo është fusha rreth së cilës shkencëtarët po kërkojnë për mënyrat e mundshme të shërimit.




0 0

Por mungesa e neurotransmetuesit gjithashtu mund të shkaktojë çrregullime të tjera. Kështu sugjeron një studim i botuar në gazetën Gastroenterology nga shkencëtarët në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, sipas të cilit nivele shumë të ulëta të serotoninës në neuronet e zorrëve mund të shkaktojnë kapsllëk.

Zorrët shpesh quhen truri i dytë i trupit tonë, dhe përmbajnë më shumë neurone sesa palca kurrizore si dhe përdorin shumë neurotransmetues të trurit.

Prandaj nuk duket aq e pamundur që depresioni dhe çrregullimet gastrointestinale mund të shkaktohen nga i njëjti proces.

Eksperimenti në laborator

Gjatë eksperimentimit është analizuar një grup i minjve që vuanin nga një mutacion gjenetik që ndryshonte aftësinë e neuroneve për të prodhuar serotoninë në tru dhe zorrë dhe që tek njerëzit është i lidhur me një formë serioze depresioni.

Hulumtimi tregoi se mungesa e neurotransmetuesit tek brejtësit shkaktonte reduktimin e numrit të neuroneve në zorrë dhe përkeqësimin e murit të brendshëm të zorrëve, përveç ngadalësimit të kalimit të ushqimit përmes traktit gastrointestinal. Prandaj kafshët paraqitën të njëjtin lloj ndryshimesh të pranishëm tek njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, si dhe tregojnë simptomat e depresionit. Lidhja midis depresionit dhe çrregullimeve gastrointestinale duket se ekziston.

Kërkohen mënyra për trajtime të reja

Në fazën e dytë të studimit, studiuesit i dhanë minjve një trajtim farmakologjik eksperimental, i cili rrit nivelet e serotoninës në neuronet e zorrëve: terapia, përmbante ilaçe qe kishin në përbërje “5-http”, një pararendës i serotoninës, dhe vepronte vetëm duke rritur numrin e neuroneve gastrointestinale. Përfundimet tregojnë se ilaçi me 5-http mund të përmirësojë në mënyrë efektive çrregullimet e zorrëve dhe depresionin.

Lexo edhe: Depresioni i verës është serioz, shenjat nëse e keni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X