Demtimet e syrit

0 0

Dëmtimet e fëmijës në sy duhet të merren shumë seriozisht. Dëmtimet më të zakonshme të syrit janë futja e një trupi të huaj apo e një kimikati në sy, një përplasje që shkakton nxirjen e syrit, si edhe një prerje brenda apo pranë syrit.
Shenjat
Shenjat ndryshojnë sipas tipit të dëmtimit, por në përgjithësi mund të jenë nxirje e syrit, dhimbje, pamundësi për të hapur syrin apo spazma të qepallës. Gjithashtu fëmijës mund t’i dëmtohet shikimi, dhe nëse është dëmtuar kokërdhoku i syrit mund të ketë pak gjakrrjedhje.
Çfarë të bëni?
– Nëse fëmija ka një trup të huaj në sy, hiqeni duke përdorur anën e një shamie ose duke e shplarë syrin. Nëse trupi i huaj ka mbetur në sy, vendosni një napë dhe dhe çojeni fëmijën tek mjeku.
– Nëse syri është goditur, vendosni mbi të një napë të lagur me ujë të ftohtë për të ulur nxirjen.
– Nëse fëmijës i ka rënë një substancë kimike në sy, shpëlajeni fort syrin me ujë për rreth 15 minuta dhe më pas çojeni në urgjencë.
– Nëse fëmija ka prerë syrin, vendosni një napë të pastër mbi të dhe çojeni në urgjencë.

Lexoni edhe: Zhvillimi i shikimit te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X