Del me reçipeta pas lindjes, nëna tregon arsyen

0 0

Çdo nënë e re e di që do të presë ndryshime në trupin e saj gjatë shtatzënisë; në fund të fundit, një krijesë e vogël po rritet brenda saj. Por aq sa entuziazmohemi për barkun në rritje, është po aq e rëndësishme të vlerësojmë trupin edhe pas lindjes. Pikërisht këtë po bën Carly Wright.

Të martën, Wright bëri një postim në Instagram për të ndarë rrugëtimin e saj drejt rifitimit të vetëbesimit për trupin tre muaj pas lindjes së djalit Reef.

Ajo postoi një fotografi të sajën duke shtyrë karrocën ndërsa kishte veshur sutjena sportive dhe pantallona të shkurtra, duke treguar çdo shenjë të trupit të saj pas lindjes.

“Sot bëra një akt të dashurisë radikale. Në dritën e diellit, në publik, unë e lejoj diellin të evidentojë lëkurën time në gjithë lavdinë e saj pas lindjes”, shkroi ajo në përshkrimin e fotos. “Gjendja ime normale e re. Celuliti. Shenjat e strijave. Lëkura e varur. Trupi im është bukur shumë i panjohur tani. Kështu ne jemi duke u njohur përsëri. ”

“Ishte e lehtë? Për dreq jo. A më dukej pamja e ndyrë? Fatkeqësisht po”, vazhdoi ajo. “Por ky është realiteti im. Ushqyerja me gji nuk e largoi peshën ashtu siç më thanë. Në fakt, unë fitova peshë. Por, është pjesë e jetës sime pas lindjes. Dashuria radikale për veten do të thotë ta doni veten atje ku jeni, ndërsa jeni duke punuar për të shkuar atje ku dëshironi”,- shtoi ajo.

Wright, e cila jeton në San Diego, në të vërtetë ka ndërtuar një karrierë duke ndihmuar nënat e reja të përshtaten me jetën pas lindjes; ajo është një trajnere për të menaxhuar ankthin. Megjithë përkushtimin e saj për të ndihmuar nënat e tjera, ajo thotë se të pajtohesh me ndryshimet e trupit që lidhen me shtatzëninë është e vështirë për të gjithë, përfshirë veten e saj.

Wright shpjegon se në mëngjes kur është bërë fotografia, ajo thjesht dëshironte të shëtiste në diell. Por nxehtësia ishte aq e fortë, ajo hoqi këmishën e saj duke e kuptuar se kjo mund të frymëzonte nëna të tjera të ndiheshin rehat me trupin e tyre pavarësisht sesi mund të perceptohej nga të tjerët.

“Unë do të doja që nënat e tjera të reja të dinë se nuk janë vetëm në atë që ndiejnë në fazën pas lindjes. Unë mendoj se media sociale është një mjet i shkëlqyeshëm për të krijuar lidhje, por gjithashtu ka vendosur disa pritshmëri vërtet joreale se si duhet të duket nëna”, – thotë ajo. 

View this post on Instagram

Today I committed an act of radical self love. In this sunshine, in public, I let the sun graze my skin in all its postpartum glory. My new normal. Cellulite. Stretch marks. Saggy skin. My body is beautifully unfamiliar right now. Do we are getting reacquainted. Was this easy? Hell no. Did I get dirty looks? Unfortunately yes. But this is my reality. Breastfeeding didn’t melt the weight off like I was told. In fact, I gained weight. But, it’s part of my postpartum life. Radical self love means loving where you’re at while you’re working towards where you want to be. This is 13 weeks postpartum. Ups. Downs. Tears. Rage. Apathy. Resentment. Joy. Love beyond measure. What was postpartum like for you? #postpartumrevolution #motherhoodoutloud

A post shared by Carly⚡️Motherhood Outloud (@carlyjeanwright) on

Lexo edhe: Pas lindjes: Kurrë nuk kam pasur më shumë respekt për trupin tim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X