Grindjet e vazhdueshme mes prindërve ndikojnë negativisht në rritjen emocionale të fëmijës, ai do të rritet duke pasur më tepër ankth brenda vetes si edhe nuk do të ketë vetëbesim. Nga ana tjetër fëmija mund të fillojë të shfaqë sjellje agresive si një shembull i modelit agresiv që ka parë në familje. Edhe grindjet e vogla nëse janë frekuente do të kenë pasoja tek fëmijët, të cilët do të jenë tepër të pasigurt.
Grindjet para një fëmije të vogël
Edhe bebet janë në gjendje të kuptojnë kur në familje situata është e tendosur, ata ndiejnë humorin e secilit nëpërmjet zërit dhe tonit, mimikës së fytyrës etj. Por ata janë në gjendje të përjetojnë edhe dashurinë që ndodhet në ambientin që i rrethon. Nëse zënkat do të jenë të vazhdueshme prindërit do të jenë më pak të predispozuar të merren me kujdesin ndaj fëmijës.
Nëse fëmija juaj është pak më i rritur se një bebe do të ketë një sjellje të irrituar, për shembull qan dhe është e vështirë ta ngushëllosh. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë kush ka të drejtë. Reagimet janë të ndryshme, disa fëmijë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, fillojnë të kenë frikë për prindin që duket më i dobët, për veten e tyre, dhe fillojnë të kenë probleme me ushqyerjen apo gjumin. Disa fëmijë fillojnë urinojnë në shtrat apo paraqesin agresivitet në vizatimet që bëjnë.
Nëse fëmija është në moshë shkollore fillojnë të kuptojnë më mirë situatat, fillojnë të ndiejnë më tepër ankth dhe frikë, fillojnë të zhvillojnë ndjenja faji ndaj nënës apo babait, dhe ndihen në siklet para bashkëmoshatarëve. Ata kanë një vetëbesim të dobët pasi nuk janë në qendër të vëmendjes nga prindërit. Kanë vështirësi në menaxhimin e emocioneve.
Mami dhe babi do të largohen për një moment…
Nëse do të diskutoni diçka bëjeni larg syve të fëmijës, ai me siguri do të kuptojë që ju keni debatuar por nuk do të dëgjojë ato që janë thënë. Nëse ju do t’i thoni njëri-tjetrit shprehje të tipit “nuk të duroj dot më”, “mjaft”, “ nuk dua të të shoh më” etj, ai nuk do të lëndohet por do të bëhet tepër i pasigurt dhe do të mendojë gjithmonë se ju jeni duke u ndarë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu