A i bën mirë apo keq dashuria grave? Pyetja është legjitime, të paktën nëse i kushtoni vëmendje asaj që disa dijetarë amerikanë thonë, sipas të cilëve, “çmenduria” në dashuri është për gratë e njëjta gjendje si kur trupi lufton një virus, një infeksion ose një grip.
Përgatitja instinktive për shtatzëni
Dashuria si një virus? Në realitet është shumë më tepër, thanë ekspertët, të cilët analizuan një mostër prej 47 vajzash të reja: këto transformime të fuqishme, shpjegojnë ata, do të tregonin një përgatitje instinktive të organizmit për shtatzëni. Arsyeja pse shkojmë drejt forcimit të sistemit imunitar. Botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, hulumtimi u krye nga shkencëtarë nga universitetet Tulane në New Orleans dhe Kaliforni në Los Anxhelos.
Sistemi imunitar ndryshon
47 femrat u ndoqën për dy vjet, duke krahasuar luhatjet imune në periudhat kur ato u dashuruan dhe kur nuk ishin të dashuruara. Për të llogaritur përgjigjen somatike ndaj dashurisë, që vetë kërkuesit e quanin një nga ngjarjet më të rëndësishme në përvojën njerëzore, studimi zbuloi ndikimin e tij në funksionet gjenomike. Analistët shqyrtuan dhe kryen një “profilizim” të 115 mostrave të qelizave imune të qarkullimit nga vullnetaret.
Rezultatet ishin të qarta: nëse, kur të rejat u dashuruan, qelizat e shënuesve të reaksionit imunitar rriteshin, në periudhat e vetmisë, përgjigjet imune u kthyen në normalitet.
Sondazhi tani duhet të shtrihet edhe në një grup burrash. Por ekspertët nuk presin reagime të njëjta të fuqishme. Në fakt, organizmi i një mashkulli nuk duhet të përgatitet për një shtatzëni të mundshme.
Lexo edhe: Cfare eshte dashuria? Femijet flasin…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu