Dashuria në moshën e mesme: Gjithçka që dinit gabim për seksin dhe 10 pyetjet e nevojshme për të mbajtur “zjarrin” ndezur

0 0

Koha në të cilën jetojmë është favorizuese për seksin. Me një klikim në internet ju mund të kërkoni për teknika të reja, pozicione madje edhe të gjeni një partner.

Por me seksin duhet pasur gjithnjë kujdes, sepse jo të gjithë njerëzit janë të kënaqur në shtrat. Sidomos çiftet në marrëdhëniet e gjata dhe të konsoliduara kanë shumë vështirësi për ta mbajtur ndezur dëshirën.

Disa njerëz e dinë nga intuita sesi të qëndrojnë të lidhur në mënyrë erotike, sapo dëshira e madhe që ata ndjenin gjatë viteve të para fillon të pësojë rënie. Por shumë të tjerë nuk e bëjnë, gjë që është për të ardhur keq pasi nuk është aq e vështirë për ta mësuar.

Gjatë 30 viteve të fundit si terapist i seksit, doktor Stephen Synder ka treguar për Daily Mail se ka trajtuar më shumë se 1500 çifte.

Ai ka treguar:

Si ka qenë kjo punë? Epo kuptohet se kam dëgjuar shumë rreth mënyrës së të bërit keq dashuri. Të dëgjoja sesa “keq” bënin dashuri çiftet ka krijuar tek unë një mënyrë të të kuptuarit më thellë të arsyes që e bën seksin të mirë ose të keq. Zgjimi seksual është një gjendje e veçantë e mendjes dhe ndjek rregullat e veta. Sapo të mësoni sesi funksionon vërtet “zgjimi”, kjo do t’ju marrë goxha kohë për të pasur një marrëdhënie të përkushtuar. Si ndodh kjo? Një grua pas të 40-ave sheh se ka probleme në raport me burrin e saj. Ajo kujton kohët e hershme të martesës kur periudha e të bërit dashuri ishte veçanërisht e jashtëzakonshme. Unë e pyes: Çfarë ishte mirë atëherë? Ajo përgjigjet pa hezitim: Unë ndihesha e bukur dhe seksi.

Gjërat kanë ndryshuar disa kohë pasi kjo grua ishte martuar.  Dihet tashmë se ka shumë më tepër në kënaqësinë seksuale të një gruaje sesa thjesht të jetë një qenie njerëzore e dëshirueshme.

Por shumë gra në praktikën time ende më tregojnë se ndjenja e të qenit e dëshiruar është më e rëndësishme se orgazma. Ato ende gëzojnë fantazitë e të qenurit seksualisht të papërmbajtshme.

Realiteti është se shumica e grave kanë nevojë të ndjehen të dëshiruara. Është njëlloj si oksigjeni për to.

Shumica e grave më thonë se kënaqen shumë kur dikush i shkon pas, pasi ai interesohet për to.

Problemi në shumicën e martesave është se kur një burrë fillon ta ndiejë shumë gruan e tij, dhe anasjelltas, ai ndalon dhe nuk i shkon më pas.

Kur kjo ndodh, marrëdhënia e tyre erotike humbet diçka thelbësore.

Librat e seksit zakonisht i këshillojnë gratë të manipulojnë situatën – duke futur elementë të rrezikshëm dhe të pasigurt, që i bëjnë keta elementë më pak të disponueshëm realisht.

Nuk më pëlqen kjo qasje. Më duket më mirë t’i vendosni fajin burrit dhe ta edukoni atë për të ndjekur gjërat për të cilat ju keni nevojë. Më pas është pjesa e tij nëse do të vendosë ta përdorë këtë informacion që i keni dhënë dhe të përballet me pasojat e vendimeve të tij.

Atëherë është puna e tij të vendosë sesi ta përdorë këtë informacion dhe të përballet me pasojat e vendimeve të tij.

Mos u lidhni para televizorit

Çiftet që kalojnë mbrëmjet e tyre të përqafuar së bashku para TV-ve zhdukin eroticizmin që mund të mbetet midis tyre. Unë do të preferoja që çiftet të mos e prekin shumë njëri-tjetrin, nëse nuk ka ndonjë energji erotike midis tyre.

Çiftet që janë të mbingarkuar me punë dhe të hutuar (domethënë shumica prej nesh) shpesh neglizhojnë të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit nëse nuk kanë ndër mend të kenë marrëdhënie seksuale. Ky është një gabim. Shumica e çifteve duhet të kënaqen së bashku shumë më shpesh sesa kaq dhe jo vetëm me një përqafim.

Përpiquni t’i bëni njëri-tjetrit këto 10 pyetje:

1.Kur u takuam për herë të parë, çfarë të bëri të mendoje se isha i/e veçantë? Është mirë të kujtoni se çfarë e solli lidhjen tuaj. Mos harroni incidentet qesharake ose prekëse nga udhtimet tuaja. Mendoni për ato që ju kanë ndihmuar në ndërtimin e lidhjes.

2.Kur ndihemi më mirë së bashku? Dashuria ndërtohet më shumë nga tejkalimi i pengesave dhe nga koha e mirë që kaloni me njëri-tjetrin. Pra cilat rrethana sjellin më të mirën në marrëdhënien tuaj? Si e plotësojnë forcat tuaja të ndryshme njëri-tjetrin dhe ndihmojnë që martesa juaj të bëhet më e fortë?

3.Sipas mendimit tënd, cila ishte dita më romantike që kemi kaluar së bashku? Ka të ngjarë që secili prej jush të kujtojë ditë të ndryshme. Në vend që të supozoni se partneri juaj duhet të ndiejë të njëjtin romanticitet me ju, jepini një shans që të zbuloni se çfarë e ka ndërtuar lidhjen tuaj. Pyeteni për këtë ditë që është e veçantë për të duke i kërkuar sa më shumë detaje që të jetë e mundur, në mënyrë që të zbuloni ngjarjet ose veprimet e sakta që e bënë të veçantë.

4.Çfarë të kënaq më shumë në jetën tonë seksuale? Konsiderohet si turp të flasësh për seksin dhe mos e lini pa bërë këtë pyetje në mënyrë që ju të kuptoni se çfarë i pëlqen partnerit. Është me të vërtetë e rëndësishme që ta mbani këtë bisedëme nota pozitive sepse seksi mund të na bëjë të ndihemi më të afërt. Nëse e gjeni veten duke menduar për atë që nuk ju pëlqen, kujtoni diçka tjetër. Pra, nëse nuk ju pëlqen seksi intensiv, thuajani partnerit.

5.Cila do të ishte dita e përsosur për ty, nga zgjimi deri në mbrëmje? Kjo pyetje është projektuar për t’ju ndihmuar të mendoni për ndryshimin e marrëdhënies tuaj. Mos e censuroni veten. Nuk ka rëndësi nëse ëndrrat janë të vështira për t’u arritur. Është e rëndësishme, në këtë fazë, të dëgjoni njëri-tjetrin dhe të jeni krijues së bashku. Çdo gjë është e mundur – mund të mendoni për çështjet praktike më vonë.

6.Cilat ambicie ke akoma për të arritur? Një nga problemet më të mëdha në këtë fazë të jetës është të ndierit i mërzitur dhe i bllokuar. Vendosja e qëllimeve të reja mund të ndihmojë që jeta juaj të bëhet kuptimplotë dhe të fokusohet përsëri në shmangien e krizave. Pyeteni partnerin tuaj: Si mund të të ndihmoj me ambiciet që ke? Në vend të ndjenjës tuaj për ta dashur mund ta ndieni veten sikur jeni një ekip. Mbani mend, po pyesni vetëm se si të ndihmoni partnerin tuaj, jo ta arrini ju qëllimin për të.

7.Nëse do të kishim gjithë kohën bashkë, çfarë do të doje të bënim më shumë së bashku? Kjo pyetje ju lejon të shikoni më tej në të ardhmen. Përkundër besimit popullor, sesa më të vjetër jemi, aq më të lumtur bëhemi. Nxiteni njëri-tjetrin për një udhëtim imagjinar duke menduar se ç’do të bënit bashkë.

8.Si mund t’a bëjmë realitet ëndrrën tonë? Pas zbulimit të ëndrrave tuaja se çfarë doni të ndodhë në të ardhmen, vjen pjesa më praktike. Mendoni se si mund të ndihmojnë aftësitë tuaja – njëri prej jush mund të jetë i mirë në kërkime, tjetri në planifikim.

9.Çfarë pengesash mund të ketë dhe si mund t’i kapërcejmë ato? Ju i dini të gjitha problemet, si mungesa e kohës dhe e parave, por ideja është që të fokusoheni më pak tek këto dhe më shumë sesi të zgjidhni hapësirën dhe energjinë e mjaftueshme emocionale për marrëdhënien tuaj. Nëse e gjeni veten duke hyrë në modele të vjetra negative ose duke u ndier ankth, shtrëngoni duart dhe mbani pak frymë thellë së bashku. Është i mahnitshëm fakti se si kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të gëzoni së bashku.

Cilat janë hapat e ardhshëm që secili prej nesh do të marrë?

Sipas filozofit të lashtë kinez Lao Tzu (601-531 pes): “Një udhëtim një mijë milje fillon me një hap të vetëm”. Diskutoni se çfarë ju ka gëzuar në lidhje me këtë përvojë dhe si mund të ndërtoni gjëra të reja.

Lexo edhe: Nese doni gjume te mire, beni seksin prioritet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X