Ata janë çifti më i dashur i publikut momentalisht. Pak muaj më parë, ata janë bërë prindër të një vajze dhe që atëherë jeta e tyre ka marrë një kuptim tjetër.
Besi dhe Xhensila që kur lindi vajza e tyre kanë ndarë me ndjekësit emocionet e mëdha që u ka dhuruar stausi i ri i prindit. Por, mesa duket emocionet më të fundit që po përjetojnë nuk janë dhe aq të bukura.
Dy prindërve te rinj u është dashur të largohen për pak ditë nga vajza dhe është Xhensila ajo që e ka përjetuar më keq ndarjen. Këngëtarja e dashur ka publikuar një foto në Instagram me Besin, por është ky i fundit që e ka “nxjerrë zbuluar”.
Me humorin që e karakterizon (ndoshta për të fshehur dhe ai dobësinë që do largohet nga vajza) Besi ka komentuar në foton e tij dhe të Xhensilës se sytë e saj dukeshin të enjtur sepse ka qarë që po largohet nga vajza për vetëm pak ditë.
Urojmë që çifti t’i kalojë sa më lehtë ditët larg vajzës dhe të vijë shpejt dita kur Ajka e vogël t’i bashkohet udhëtimeve të prindërve të saj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu