Për të vendosur nëse një person është tërheqës apo jo, mjafton një e treta e sekondës. Ne e kuptojmë nëse dikush është tërheqës për një kohë shumë të shkurtër. Është llogaritur se trurit të njeriut i nevojiten 244 miliskeonda për të kuptuar nëse personi përballë është mashkull ose femër dhe vetëm 59 milisekonda pas kësaj, mund të lindë pëlqimi ose jo.
Një studim i Universitetit të Bambergut, në Gjermani, botuar në revistën Neuroscience Letters, ka konfirmuar ekzistencën e dashurisë me shikim të parë. Një ekip psikologësh, i udhëhequr nga Profesor Claus-Christian Carbon, studioi funksionimin e trurit të 25 studentëve të rinj, duke parë 100 foto dhe vendosi nëse personi i portretizuar ishte tërheqës apo jo. Sipas studiuesve, kampioni u nxit fuqishëm nga stereotipet gjinorë.
Sytë dhe buzët
Dashuria me shikim të parë fillon nga shikimi dhe buzëqeshja. Nëse dëshironi të jeni tërheqës, pra, është më mirë të jeni rrezatues, pozitivë dhe të qeshur, gjithmonë duke kërkuar shikimin në sy. Edhe pamja e përgjithshme është e rëndësishme për të shkaktuar goditje rrufe: flokët, kozmetika, mjekra, rrobat e pastra kanë një peshë përcaktuese.
Të mos harrojmë sjelljen korrekte që transmeton një imazh të sigurisë te tjetri: kokën lart, lëvizjet jo të ngurta. Jo me duar dhe këmbë të kryqëzuara, të cilat dërgojnë sinjal mbyllës.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme: shtrëngimi i duarve është një tjetërpikë kyçe: nuk duhet t’i shtrëngoni shumë.
Ta dini!
Për të shkaktuar një goditje rrufe, përveç pamjes, gjuha e trupit dhe komunikimi joverbal janë të rëndësishme.
Lexo edhe: Kimia mes dy personave, si ta kuptoni?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu