Dardha, nje destinacion malor

0 0

Ndërsa të gjithë mendojnë të kalojnë ditët e tyre të pushimit në bregdet, disa familje preferojnë ta bëjnë këtë në një vend malor, larg temperaturave të larta dhe smogut të qytetit, i cili duket se po ju merr frymën, dhe ndër të preferuarat destinacione mund të ishte Dardha. Ky fshat i mrekullueshëm, që ndodhet jo më larg se 20 km nga qyteti i Korcës, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, pr të cilët klima e këtij vendi do të ishte më e mira e mundshme.
Por si mund të shkojmë në Dardhë?
Askush nuk e ka të vështirë të shkojë në fshatin turistik të Dardhës, pasi shërbimi taksi ofrohet për të gjithë të interesuarit me një çmim fare të lirë, ku natyrisht investimet e kohëve të fundit, kanë bërë që infrastruktura dhe rruga që të çon në këtë fshat, të jetë e kënaqshme dhe pa probleme. Qyteti i Korcës është jo më larg se 3 orë e 30 minuta nga qyteti i Tiranës, dhe për ta bërë këtë do të keni në dispoicion një rrugë në kushte shumë të mira. Ndërsa keni mbërritur në Korcë, do të vazhdohet dalja nga qyteti në drejtim të rrugës që të con në Ersekë, tek e cila do të merret drejtimi majtas, pikërisht atje ku shkruhet një tabelë “Dardhë- pikë turistike”. Fshati ndodhet rreth 20 km larg nga qyteti i Korcës, dhe rruga që të con atje është në gjendje shumë të mirë, dhe do të dallohet për gjarpërimet mbi kodrat e buta, të cilat ashpërsohen gradualisht derisa përfundojn në male të mbushura plot me pemë dhe bimë të ndryshme. Makina do të mund të shkojë pa problem deri brenda në fshat.
Klima
Edhe pse mund të tingëllojë cuditshëm, ndërsa përgatisni valixhen tuaj duhet të fusni në të rroba më mëngë të gjata, sidomos për fëmijët tuaj. Edhe pse jemi në stinën e verës, dhe shumica e qyteteve të vendit tonë po shënojnë temperatura të larta, Dardha karakterizohet nga një verë e freskët, alpine, tipike për një fshat malor me një lartësi prej rreth 1.300 m mbi nivelin e detit. Vizitorët e këtij fshati do të kenë mundësinë të kalojnë disa ditë vere nën puhizën e pyjeve përreth. Është pikërisht ajri i freskët i stinës së verës, dhe dëbora e madhe në dimrin e ashpër, që e bëjnë dardhën të vizitueshme dhe të preferuar nga të gjithë në cdo stinë.
Akomodimi, mund të bëhet edhe në mënyrë moderne
në këtë fshat turistik nuk është problem për një turist që të gjejë një akomodim që varion nga tradicionalja drejt modernes, nga shtëpitë e thjeshta të banorëve të zonës, të vëna në dispozicion të turistëve drejt një shumë jo shumë të madhe parash, drejt hoteleve luksoze të cilat ofrojnë shërbime dhe cmime të ndryshme për këdo që vendos të akomodohet në ambientet e tyre. Në përgjithësi hotelet ofrojnë edhe shërbimin në restorant, të cilët mund të shfrytëzohen edhe nga persona që zgjedhin të flejnë diku tjetër. Struktura ekzistuese përfshin edhe ish-shtëpinë e dikurshme të pushimit, që funksiononte me fletët e famshme të kampit. Sot ajo është kthyer në hotel dhe restorant.
Së fundi në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me parametra modernë, që do të ofrojnë përveç cilësisë së shërbimeve, edhe një kapacitet më të madh akomodues. Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe ju mund ta shikoni teksa jeni rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit. Panorama që ju ofron nga dritaret ky kompleks qe ka marrë edhe emrin e fshatit, është e mahnitshme. Është e pamundur të vini në Dardhë dhe të mos e shikoni strukturën e bukur alpine të Hotel Alpin Dardha. Pas Voskopojës, Dardha është fshati që renditet i dyti për turizmin familjar në rajonin juglindor.
Kuzhina
Padyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori i famshëm me dy petë, i pjekur në sac, pa harruar gatime të tjera të zonës të ciat do t’i japin një shije tjetër tavolinës tuaj. Dhe ndërsa jeni në një nga restorantet e fshatit do t’ju këshillonim të provonit kërmijtë e gatuar me vezë, turshitë që janë karakteristikë e qytetit të Korcës dhe fshtarave të saj, gatimet me kërpudha, bulmetine Dardhës, pa harruar rakinë e Dardhës dhe ujin mineral që dallohet për vlerat e tij të mëdha curative, dhe sigurisht mishin e pjekur në hell. Nëse do të provoni të hani këto gatime në natyrë, gjithcka do të shijojë edhe më tepër.
Cfarë mund të bëjmë në Dardhë?
Dardha mund të konsiderohet si një nga vendet ku e shkuara dhe e tashmja kryqëzohen në mënyrë të mrekullueshme. Dhe ndërsa e nisni ditën me një kafe në një nga ballkonet e bareve të Dardhës, të cilat do të sjellin për ju një pamje të mrekullueshme të pyjeve të paprekura, mund të vazhdonit ditën me një shëtitje në fshat, gjatë së cilës do të kishit mundësi të vizitonit kishat shumta karakteristike mesjetare, si kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Thanasit, të cilat janë dy pikat më dominuese në fshat. Ata që do të vizitonin fshatin e Dardhës në 16 Gusht, do të kishin mundësi të ishin pjesëmarrës në një festë fetare, e cila përkon me organizime shumë të mëdha festive, duke filluar nga vallja e Dardhës dhe deri në drekat e shtruara në formë pikniku. Do të mund të shijoni drekën në një nga restorantet që ofrojnë për ju ushqime shumë të shijshme dhe një mbrëmje të qetë dhe argëtuese nën shoqërinë e fëmijëve tuaj. Dhe nëse Dardha do të bëhej destinacioni juaj i pushimeve të dimrit, do të kishit mundësi të shihnit pamje të mrekullueshmë të pyjeve të mbuluara më dëborë si edhe të bënit ski.
Hotelet dhe restorantet
– Hotel Alpina;
– Hotel Dardha;
– Taverna Mihallari;
– Hotel dhe restorant Shtëpia e Gjuhetarit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X