Dalja e dhëmbëve të fëmijës është një moment tepër delikat dhe i rëndësishëm, i cili shpesh shoqërohet me disa shqetësime.
Si mund të njohim simptomat?
Shpesh një prej simptomave të para është dalja e një sasie të madhe të pështymës nga goja e fëmijës; irritimi i tij; fryrja, skuqja dhe kruarja e xhinxhivave; temperaturë dhe gjendje gripi; shqetësime gastro-intestinale; dobësim të sistemit imunitar; skuqje të lëkurës; gjumë i shqetësuar.
Cilat janë metodat natyrale më efikase që mund të përdorim për të lehtësuar simptomat?
- Vendosja e objekteve me lëng të ftohtë në gojë: mund të gjeni në farmaci lodra të posacme të cilat vendosen për t’u ftohur dhe më pas përdoren nga fëmija për të kruajtur xhinxhivat.
- Unazat e silikonit: këto unaza silikoni janë të buta dhe gjatë kafshimit që fëmija ju bën mund të vihet re një ulje e shqetësimeve të xhinxhivave. Edhe këto lodra mund të vendosen në frigorifer për të siguruar një ndjesi freskie tek fëmija.
- Pastrimi me sodë bikarbonat: tresni një lugë sodë në ujë të ftohtë dhe më pas pastroni xhinxhivat e fëmijës duke përdorur një garzë sterile të zhytyr në këtë përbërje.
- Rrënjë manjole: këto mund të gjenden të vendosura në një varëse të cilën nëna mund ta mbajë në qafë. Këto rrënjë kanë veti anti-inflamatore dhe për këtë arsye do të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të xhinxhivave.
- Varësja me fosile (ambra): fosilet janë në gjendje të thithin dhimbjen e xhinxhivave. Në treg mund të gjeni një varëse të përbërë prej tyre e cila është e posaçme për t’u përdorur nga fëmija gjatë daljes së dhëmbëve. Këshillohet që varësja të mos jetë shumë e ngushtë në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta kafshojë pa problem mbytje.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu