Çudia po zgjat përtej ditës së tretë dhe ky është lajm i mirë

0 0

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të ketë në përmbajtje të saj çudia.

Pas publikimit në media të rasteve të abuzimit seksual me të mitur, të dhënat nga policia tregojnë rritje të rasteve të denoncuara dhe sado i trishtueshëm të jetë fakti që ndodhin, është për t’u vlerësuar thyerja e heshtjes.

Por a shkojnë denoncimet, thirrjet, vërjetjet, sensibilizimet në vesh të shurdhër?

Prej ditës së diel,  në sheshin “Skëndërbej”, u zhvillua një protestë kundër kësaj çështjeje, duke marrë shkasë rasti i fundit ishte i 15-vjeçares nga Mirdita e cila u përdhunua nga 5 persona. Në mbështetje të kauzës e protestës së zhvilluar në Tiranë, pati marshime edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Por, a u mor vërtet mesazhi i protesutesve, qoftë nga institucionet, qoftë nga personat përgjegjës, qoftë nga ne si shoqëri?

Le t’i rikthehemi ditës së diel, kur në mesin e protestës, ra në sy një vajzë, që mesazhin e saj kishte zgjedhur ta përcillte përmes një simbolike të fortë.

Ajo u shfaq nudo në shesh me një pankartë në duar. Veprimi i vajzës nxiti polemika të shumta ndërkohë që pas protestës, ka reaguar dhe vetë ajo në lidhje me veprimin e saj.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, vajza shprehet se nudoja nuk është seksuale, teksa shton se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

“Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time. Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë. Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”.

Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp.

Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq!

Gjoksi ynë është turp, ah sa keq! Doni edhe listën e njerëzve që më kanë ngacmuar mua seksualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh. I doni me emra mbiemra, ti vrisni edhe ata. Ligji i karmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin. Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar.

Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës. Është faji jonë, sepse meshkujt janë fëmijët tanë“,-  ishte shpejgimi i të resë.

Në programet e ditëve që pasuan, u diskutua gjatë qasja e saj, madje pati edhe nga ata që e kundërshtuan fort, duke e dënuar aktin e saj. Pati edhe deklarata të tilla që justifikuan edhe dhunën, vetëm si masë që ajo të mos e bënte atë dalje në atë formë.

“Unë po të isha aty në shesh, do e kisha rrahur. Më atë që bëri ajo na ka fyer të gjithave ne si nëna. Nuk dua ta gjykoj vendimin e saj, por nudizmi nuk përfaqëson femrën”, është shprehur një prej panelisteve në një nga emisionet e pasdites.

Ndërsa figura publike të njohura për kontributin e tyre në edukimin seksual të opinionit publik, mbrojtën idenë e vajzës e kundërshtuan këdo që foli me gjuhë urrjejtje e dhune për 22-vjeçaren.

Debati vazhdoi ato ditë e më tej, edhe sot në rrjete sociale flitet për atë protestë, për pankartat, për përmbajten e shkrimeve, për simbolikën e vajzës së zhveshur dhe këndvështrimet do të jenë gjithmonë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ndoshta ato nuk do të sjellin zgjidhjen përfundimtare dhe deri atëherë do të duhet kohë, por për momentin duhet të kënaqemi me faktin që çudia po zgjat edhe përtej ditës së tretë. Dhe nëse nga debati, polemikat, protestat merr guximin sikur një individ i vetëm të kërkojë ndihmë, të denoncojë, të ndajë historinë, jemi duke bërë progres!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Çfare ndodh me trurin tone...

Frika, ankthi e pasiguria janë ndjesi shumë normale pas situatave të rënda, siç ishte ajo e tërmetit të pak ditëve më parë. Psikologia Fleura Shkëmbi shpjegon nga ana shkencore se...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X