Çrregullimet ushqimore mund të shkaktojnë humbje të shikimit

0 0

Mendohet se dieta e një djali adoleshent shkaktoi që ai të verbohej dhe historia e tij po sjell dritë mbi një çrregullim të ngrënies potencialisht të rrezikshëm.

Sipas një studimi të rastit në revistën “Annals of Medicine Medicine”, i riu shkoi te mjeku kur përjetoi probleme me dëgjimin dhe shikimin. Mjekët zbuluan se ai kishte mangësi të vitaminë B12, gjë që i bëri ata të kryejnë më shumë teste dhe përfundimisht e diagnostikuan atë me një çrregullim të ngrënies, të quajtur çrregullim i marrjes së ushqimit të kufizuar nga shmangiet (ARFID).

Raporti për këtë çështje thotë se ARFID-i është një çrregullim relativisht i ri, i cili quhej “çrregullim selektiv i të ngrënit”. Pacienti u diagnostikua me ARFID pasi për shumë vite të hante vetëm disa ushqime jo të shëndetshme si patate të skuqura dhe patetina.

Për dallim nga çrregullimet e tjera të ngrënies, “[ARFID] nuk drejtohet nga shqetësimet për peshën ose formën trupore”,  thuhet në raport. Në fakt, njerëzit me këtë çrregullim shpesh kanë një IMT normal, siç ishte rasti me pacientin që humbi shikimin për shkak të dietës së tij.

“Gjatësia dhe pesha ishin mesatare, dhe indeksi i masës trupore ishte normal. Sidoqoftë, pacienti rrëfeu se, që nga shkolla fillore, ai nuk hante grupe të caktuara ushqimesh. Ai hante çdo ditë patetina, bukë të bardhë dheproshutë.

Sipas raportit të rastit, njerëzit me ARFID “nuk kanë interes” për ushqimin. Ndjeshmëria e tyre ndaj produkteve të caktuara ushqimore është rritur dhe ata kanë frikë se çfarë do të ndodhë nëse hanë ushqime të caktuara. Sipas Shoqatës Kombëtare të Çrregullimeve të Ushqimit (NEDA), çrregullimi mund të shkaktojë humbje peshe, mungesë oreksi dhe probleme gastrointestinale, ndër çështje të tjera. Shoqata shton se personat me çrregullim mund të tremben nga të vjellat dhe mbytja.

Në rastin konkret çrregullimi shkaktoi që pacienti të ketë një mungesë të konfirmuar të vitaminës B12, dhe raporti thotë se pacienti ka të ngjarë të vuajë gjithashtu nga mangësi në ushqyesit e mëposhtëm: B1, B2, B3, B6, B9, dhe bakri.

Humbja e shikimit të djalit, megjithatë, është pjesa më e vështirë e raportit të çështjes, dhe përderisa mund të mos jetë shqetësimi kryesor kur bëhet fjalë për çrregullimin e ngrënies, katër autorët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të studimit të çështjes argumentojnë se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm që dieta e dikujt mund të ndikojë në mënyrë drastike në shikimin e tyre.

Përfundimisht, djali u diagnostikua me neuropati optike ushqyese, ose një mosfunksionim të nervit optik nga mangësitë ushqyese që e linin të verbër. Raporti i çështjes vëren se, përveç ARFID, neuropatia optike ushqyese mund të shkaktohet nga ilaçet dhe një kombinim i dietës së dobët dhe përdorimit të alkoolit ose pirjes së duhanit.

Ndërsa dëmi i bërë në sytë e dikujt është i kthyeshëm nëse është kapur nga një mjek sa më shpejt, pacienti i paraqitur në raportin e çështjes vuajti nga një dëmi pakthyeshëm.

Në përgjithësi, autorët e studimit thanë se, “neuropatia optike ushqyese duhet të konsiderohet në çdo pacient me simptoma vizuale të pashpjegueshme dhe dietë të dobët, pavarësisht nga IMT”.

Lexo edhe: 3% e fëmijëve vuajnë nga alergjia e qumështit të lopës, çfarë duhet bërë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X