Çrregullimet e Spektrit të Autizmit! Nga Mr.Sci. Elma Miftari – Neuropsikologe Klinike, Specialiste për crregullime pervazive

0 2

2 Prilli, është dita botërore dedikuar  sensibilizimit për Autizmin, prandaj le të shqyrtojmë pak më gjerësisht këtë spektër. Sot, sipas shumë statistikave matëse që realizohen në vende të ndryshme të botës varësisht nga vendi dhe popullata, mendohet që relativisht një në 54 fëmijë diagnostikohem me njërin nga çrregullimet e këtij spektri dhe shumë ekspert të fushës mendojnë që ky numër është në rritje. A po rritet apo nuk po rritet numri i fëmijeve të prekur me autizëm, ngatërresat që i bëhën këtij spektri, terapitë që duhet të ndiqen dhe shumë çështje të tjera do t`i shqyrtojmë gjatë këtij artikulli.

Le të fillojmë me Shkaktaret dhe  çfarë janë çrregullimet e spektrit të Autizmit…?

Çrregullimet e spektrit të autizmit janë çrregullime me natyrë neurozhvillimore të cilat shoqërohen me disa vështirsi gjatë procesit të zhvillimit të fëmijeve që këto çrregullime prekin. Në këtë spekter të çrregullimeve bëjnë pjesë: Sindroma Asperger,çrregullimi Disintegrativ,çrregullimi i papërcaktuar pervaziv dhe Sindroma Rett. Prindrit e këtyre fëmijeve janë të merzitur dhe shumë të shqetësuar dhe shpeshëherë e mendojnë ose më pyesin …a është fëmija im i sëmurë ?  dhe përgjegjia është JO, sepse çrregullimet e spektrit të Autizmit nuk janë sëmundje. Autizmi apo çrregullimet e këtij spektri janë gjëndje që sipas të gjitha hulumtimeve të deri tanishme mendohet që do ta shoqëroj fëmijën gjatë gjithë jetës, por hulumtimet në këtë fushë janë të vazhdueshme dhe kjo situatë mund të ndryshojë.  Fëmijet e prekur me këto çrregullime, sic u tha dhe më lartë hasën me disa vështirësi gjatë procesit të zhvillimit, këto vështirsi kryesisht janë kognitive-aftësitë njohëse,emocionale,komunikative,vështirësi në ndërveprim dhe socializim. Ndërsa shkaktaret e çrregullimeve të këtij spektri janë akoma të paqartë apo akoma nuk është gjetur shkaktari konkret që shkakton këto crregullime.

Le ti shqyrtojmë pak më shumë hollësi shkaktaret e mundshëm dhe shënjat treguese të këtij spektri.

Ndër shkaktaret që mendohet së ndikon në shfaqjen e ketyre çrregullimeve tek fëmijwt është Gjenetika, në të gjitha shqyrtimet e literatures si faktorë ndikues gjenetika renditet e parë dhe shumë studime janë përqëndruar në zona specifike të kromozomeve (7-të dhe 15-të) duke i llogaritur si përgjegjëse për shfaqjen e çrregullimeve të spektrit të autizmit.Por akoma nuk është shumë e njohur se si gjenetika apo kromozome specifike(nëse ka) ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve të këtij spektri. Kjo nënkupton që akoma nuk kemi një “shkaktarë gjenetik” të konfirmuar prandaj jo domosdoshmërisht gjenet e mamit ose të babit e kanë fajin! Tjetër faktor që mendohet se ndikon në shfaqjen e këtyre çrregullimeve është edhe mosha e madhe e prindërve, veçanërisht disa studime e kanë parë si faktor më ndikues moshën e madhe të babait. Nga eksperienca jonë klinike janë të shpeshta rastet kur fëmijet e prekur nga ky spekter kanë prindër me moshë të madhe (40 plus) por nuk mund të themi që janë të rralla rastet e fëmijeve me autizem me prindër me moshë të re, dhe në disa raste me moshë shumë të re (20, 25 vjec).  Shpeshë herë gjenetikës dhe moshës së prindërve studiues të ndryshëm i kanë dhwnë rëndësi me të madhe, por ndër faktoret e tjerë që mund të kenë ndikim në shfaqjen e këtij çrregullimi janë faktoret mjedisorë ku përfshihen toksinat e ndryshme që mund të hasë nëna gjatë shtatëzanisë p.sh. pesticidet e ndryshme që përdoren në bujqësi dhe që bashkëshortët i marrin me anë të ushqimit, prezenca më e lartë se normalja e metaleve të rënda që mund të vije nga konsumimi i tepërt i ushqimeve që përmbajnë metale të rënda(duhet patur kujdes nga ushqimet e detit),ndotja e ajrit,infeksione të ndryshme virale gjatë periudhës së shtatëzanisë, abuzimi me substance narkotikë dhe me medikamente të ndryshme më konkretisht medikamente të natyrës psikiatrike,ekspozimi i tepërt ne valet elektromagnetike. Meqenëse çrregullimet e spektrit të autizmit janë edhe me natyrë metabolike, mendohet që disbalanca të ndryshme biologjike gjatë periudhës së shtatëzanise shpeshëherë përmendet mungesa e vitaminës “D” dhe jo vetëm, mund të ndikoj në shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Asnjë nga këta faktorë nuk dihet se si konkretisht ndikon në shfaqjen e Autizmit dhe nuk njihen si shkaktarë konkret ndikues.  Nga puna klinike me procesin e diagnostikimit të këtyre çrregullimeve, gjatë këtij procesi shumë profesionist të kësaj fushe peshën e “fajit” e vendosin mbi gruan-Nënën, prandaj duhet theksuar që të gjithë faktoret mjedisorë që u përmenden ndikojnë po njëlloj tek të dy prindrit(tek të dyja gjinitë) gjithashtu edhe meshkujt-burrat mund të kenë infeksione dhe disbalanca të ndryshme biologjike që mund të ndikojnë në shfaqjën e këtyre çrregullimeve.

Cilat janë shënjat e hershme të çrregullimeve të spektrit të autizmit…?
Është menduar se shënjat e autizmit apo simptomat e këtyre çrregullimeve fillojnë të shfaqën nga mosha tre vjecare, por me studimet e vazhdueshme është parë që fëmijet fillojnë të shfaqin shënja të këyre çrregullimeve shumë më herwt, por më të konsiderueshme janë ato shënja që shfaqën pas gjashtë mujorit të parë të jetës.Para kësaj periudhe mund të kemi të qarat të tejzgjatura, nga eksperienca jonë klnike prindrit kanë raportuar që fëmija i tyre në ketë periudhë mund të ketë qarë në  mënyrë të vazhdueshme deri në tetë orë dhe kjo e qarë ka qenë konstante, gjithashtu kemi raste që kanë raportuar që fëmija i tyrë në këtë periudhë ka qenë shumë i heshtur dhe në disa raste nuk ka qarë as për të shprehur nevojat e veta (urinë, parehatine etj), por ka dhe shumë raste ku periudhën e parw tw gjashtë mujorit prindrit e kanë vlersuar si totalisht normale dhe  gjithashtu këta fëmijë në të ardhmën janë diagnostikuar me njërin nga çrregullimet e këtij spektri. Mos ndjekja e objekteve me sy dhe fokusimi i shikimit në një pikë të caktuar për më shumë se tre minuta ( duket sikur shikim i përhumbur) dhe kontakt shumë i pakët me sy përfshirë dhe nënën ,ky shqetësim në periudhën e para gjashtë mujorit është raportuar shpesh nga prindrit dhe mund të konsiderohet si një shënje shumë e hershme e çrregullimeve të spektrit të autizmit. Pas gjashtë mujorit të parë mos mbajtja e kontaktit me sy vazhdon të jetë prezente, nuk e kthen kokën kur e therrasim në emër, reagon vetëm ndaj stimujve të caktuar (p.sh. reklama të caktuara, tinguj të caktuar), mbindjeshmëri e madhe ose indiferentizëm  ndaj zhurmave dhe dritës, fëmija nuk qanë për mamin kur del nga dhoma, nuk i bën përshtypje nëse në dhome ka njerëz të ri,  nuk i kupton dhe nuk u përgjigjet mimikave, nuk përgjigjet me buzëqeshje(nuk ka buzëqeshje sociale) përdorimi i lodrave nuk është kontekstual(nuk përshtatet loja me lodrën)p.sh. fëmijet me zhvillim tipik makinat loder i shtyne ndërsa fëmijet që kanë predispozitë për të zhvilluar këto çrregullime mund të fokusohet tek rrotullimi i gomes së makinës,është parë që në këtë periudhë kemi një mungesë të inciatives apo mosdëshirë për të eksploruar ambientin në të cilin fëmija është, qoftë shtëpinë,lodrat e tijë, apo ambiente të tjera ku mund të gjëndet dhe fokusohet-fiksime në objekte të caktuara dhe detaje jo të zakonshme, vazhdon të qëndrojë mungesa e vëzhgimit vizual,nuk e dëgjoni fëmijën duke bërë tinguj me zë të vogël, në disa raste fëmija në mënyrë konstantë bën vetëm një tingull të caktuar. Me kalimin e muajve ne shohim që këto shënja vazhdojnë të jenë prezente, mund të ndodhë që disa të zbehen disa të përforcohen dhe shpeshëhere prindwrit thonë që pas gjashtë mujorit të parë  dukej sikur fëmija dita e ditës po mbyllej në vetëvete. Me kalimin e kohes gjithashtu shohim që fëmija nuk bën tinguj të kordinuar vocal ( Mam, mamm, bab,babb,buu,duu etj), nuk tregon me gisht për gjërat që do,mungojnë veprimet treguese (nuk tregon ose nuk shpreh me gjeste të ndryshme gjërat që do dhe nuk do ) dhe kur arrin 16 muaj nuk thotë asnjë fajl teke, në disa raste mund të thot vetëm një fjal p.sh.  “mam” “bab” “uji” etj, dhe kur arrin 24 muaj fëmija nuk ndërton fajli me dy fjale p.sh. “dua ujë” “dua mamin” etj. Në shumë raste në këtë fazë fëmija mund të vazhdoj të thotë vetëm një fjalë të vetme p.sh. “mam” etj dhe në raste të tjera pas 24 mujorit nuk e thotë më. Gjithashtu ndodhë në disa raste që fëmijet pas gjashtë mujorit të parë të zhvillojnë pak më shumë ndërveprimin me mjedisin dhe përpiqën më shumë për të komunikuar, por në periudhën e 24 mujorit dhe lartë këto aftësi zbehen intesivisht.  

Simptomat e crregullimeve të spektrit të Autizmit për moshat më të rritura

Vështirësi në aftësi Kognitive-njohëse, shpesh herë mungesë komunikimi por kemi raste kur fëmijet mund të kenë zhvilluar komunikimin duke përdor një numer të kufizuar fjalësh, në disa raste fëmija ndërton komunikim me këtë numer të kufizuar fjalësh, në disa raste i përdor këto fjal vetëm kur do, mund të ndodh që fëmija të thotë nga një fjalë të re çdo dit dhe nuk e thot më, ose mund ta thot pas një kohe të gjatë, dhe në disa raste fëmija nuk ka thenë asnjë fjalë dhe befas mund të thot “ama topin” etj.  Ekolalia apo përseritja e fjaleve që dëgjojnë, e komplet fjalis ose vetëm fjalën e fundit të fjalisë është  e zakonshme tek fëmijet e prekur nga ky spektër dhe përdoret për të komunikuar dhe ndërvepruar me mjedisin p.sh. fëmija dëgjon mamin duke e pyetur “ a do ujë” dhe kur fëmija është i etur thotë “ a do ujë” etj,  gjithashtu dhe përseritja e vazhdueshme e reklamave televizive ose frazave të caktuara  është e njohur si ekolali jointeraktive. Perdorimi i ekolalisë tregon që këta fëmijë mund të kenë vështirësi me “gjuhen ekspresive-shprehese” por  të dy tipet e ekolalisë tregojnë që nëse punohet dhe trajtohet në mënyren e duhur  në të ardhmën ky fëmij mund të zhvilloj komunikim normal. Duhet theksuar që: jo çdo fëmijë që nuk komunikon, përdorë ekolalinë, apo ka vështirësi të ndryshme me komunikimin është me Autizëm.   Vështirësi me shprehjen e emocioneve, fëmijet e këtij spektri kanë vështirësi në shprehjën e emocioneve dhe refuzojnë të përgjigjen ose përshtatën me emocionet e të tjerve, dhe zakonisht përdorin steriotipitë vokale (tinguj të caktuar që fëmija bën herë pas here, ose fraza të caktuara etj) për menaxhimin e stituatave më ngarkesë emocionale për ta. Në disa raste fëmijet me autizëm në situate të ndryshme me ngarkesë emocionale shtrengojnë dhëmbët, shpeshëherë prindrit thonë “I bën dhëmbët si sharrë kur është në siklet” dhe kjo lidhet me nivelet e larta të ankthin që kanë këta fëmijë, shtrengimi i dhëmbëve mund të jetë dhe i vazhduëshëm.  Vështirësi në ndërveprim dhe sjellje përswritëse, fëmijet me çrregullime të spektrit të autizmit nuk ndërveprojnë me mjedisin, nëse i dërgon tek lodrat preferon të luaj vetëm ose tërhiqet dhe ndërtojnë ritual sjellore-sjellje perseritëse  që nëse ndërpritet gjatë realizimit ose pengohet fëmija shqetësohet dhe mund të kaloj në “tantrum” të qara të mëdha, agjitim, shtrengime etj. Nga eksperienca jonë klinike dhe bazuar në shumë studime , Sic u përmend dhe më lartë steriotipitë motorike,vokale ose sjellore zakonishtë këta fëmijë i përdorin për të stabilizuar gjëndjen emocionale të tyrë dhe për të shprehur emocione të ndryshme si gëzimi hidhërim, gjendje të ndryshme emocionale si euforia etj. Tek disa fëmijë steriotipitë më shumë i provokon gëzimi, tek disa të tjerë mërzitja etj, pra varësisht nga temperamenti i tij fëmija shfaqë steriotipi në gjëndje të caktuara emocionale.  Personaliteti dhe temperamenti i fëmijeve me Autizem, edhe këtu duhet theksuar që jo cdo gjë që kalon apo bën fëmija lidhet me Autizmin, edhe këta fëmijë kanë temperamentin dhe personalitetin e tyre që duhet respektuar dhe nxitur të zhvillohet, prandaj në qoftë se sot nuk dëshiron të dal të luaj në oborr, thjesht nuk dëshiron dhe nuk ka asgjë për t`u shqetësuar!   
Vështirësi në socializim, fëmijet me autizëm zakonisht hezitojnë të ndërveprojnë me fëmijet e tjerë gjithashtu dhe me individ të ndryshëm, nga vëzhgimet tona klinike kemi vënë re që ky hezim vije si pasoj e ankthit që shpesh herë kanë fëmijet me autizëm, disa studime pohojnë që tek këta fëmijë mungojnë dëshirat dhe aftësitë për socializim por nuk jemi plotësisht dakord. Fëmijet me autizëm kërkojnë një ambient më të qetë dhe më të sigurt social, kjo i`u mundëson atyre që të kenë kontrollin e situatës dhe duke pasur kontrollin e situatës nivelet e ankthit nuk rriten dhe gjendja emocioanle e tyre është stabile, me hapa të vegjel fillojnë të përshtaten dhe ndërveprojnë, në mënyrë graduale këto shprehi ndërveprimi bëhen spontane dhe automatike. Këtë e kemi parë në shumë raste që i kemi trajtuar dhe  vëzhguar!  

Procesi i diagnostikimit të çrregullimeve të spektrit të autizmit

Diagnostikimi i hershëm është thelbi i trajtimit të sukseshëm, procesi i diagnostikimit duhet të filloj me identifikimin e hershëm të shënjave treguese, evidentimi i këtyre shënjave nga pediatri i fëmijës dhe referimi i fëmijes tek specialisti për këto çrregullime. Procesi i diagnostikimit është një proces i shtrirë në kohë dhe realizohet me disa takime me fëmijen, në këtë process duhet të shikohen dhe vlerësohen të gjitha sferat zhvillimore të fëmijes dhe veçanërisht fëmija duhet të vëzhgohet edhe në ambientin e tij natyral (shtepi,kopsht oborr etj),nëse njëra nga këto etapa anashkalohet, procesi i diagnostikimit është i  mangët dhe rrjedhimisht diagnoza mund të jetë e paqëndrueshme. Pas përmbylljes së procesit të diagnostikimit, kërkoni nga profesionisti raportin e detajur në lidhje me gjëndjen e fëmijes tuaj, raport në të cilin duhet të përfshihet konkluzioni për çdo aspekt të vlerësuar, cilat janë pikat e forta zhvillimore të fëmijes dhe ku paraqet më shumë vështirësi, të gjitha instrumentat e standartizuara që janë përdorur dhe diagnoza konkrete, se cilin nga crregullimet e spektrit të autizmit ka fëmija.
Raporti i detajuar sidomos diagnoza konkrete ndihmon në ndërtimin e ndëryrjes terapeutike, dhe kjo ndërhyrje mund të rezultoj e pasuksshme nëse bazohet në raport të pjesshëm dhe diagnozë të “përgjithshme”.  

Ekzaminimet mjeksore që përfshihen gjatë procesit të Diagnostikimit

Nuk ka ekzaminime konkrete mjeksore (analiza, skaner etj ) që tregojnë nëse një fëmijë është i prekur ose jo nga çrregullimet e spektrit të autizmit. Nëse profesionistet kërkojnë analiza të caktuara gjatë këtij procesi duan të kuptojnë më shumë në lidhje me gjendjen e përgjithshme shëndetësore të fëmijës dhe mund të kenë venë re shenja të ndryshme klinike për shqetësime të ndryshme shëndetësore që jo domosdoshmërisht janë të lidhura me autizmin. Nga të gjitha ekzaminimet mjeksore që bëhën për të kuptuar më shumë për këto çrregullime gjatë proceseve të diagnostikimit gjithashtu dhe atyre kërkimore në të gjitha rastet kanë rezultuar normale përfshrirë CT-n, MRI-n etj. Në raste të veçanta janë vënë re detaje diferencuese por zakonisht konsiderohen rastësore dhe jo shumë mirë të studiuara. Ndër ekzaminimet më të famshme në lidhje me këtë spekter janë intolerancat ushqimore,metalograma-mineralograma,lidhja e aminoacideve, rezultatet e këtyre ekzaminimeve varijojnë nga një fëmijë tek tjetri, janë ndihmuese por jo domosdoshmërisht vendimtare për procesin e trajtimit. Mendohet që me PET-scan (positron-emission tomography) janë parë diferenca ndërmjet trurit të një fëmije me zhvillim tipik dhe trurit të një fëmije me autizem por kjo mënyre ekzaminimi për këto çrregullime është akoma në fazë hulumtuese-studimore, prandaj akoma nuk duhet të mendojmë që të kërkojmë për fëmijet e spektrik një ekzaminim të tillë.

Trajtimi i crregullimeve të spektrit të Autizmit …!
Trajtimi apo ndërhyrja terapeutike e fëmijeve me autizëm duhet të ndërtohet duke u bazuar në raportin e vlerësimit dhe duke mbajtur parasysh të gjitha karaktersitikat dhe specifikat e fëmijes. Nga eksperienca jonë kemi parë që nuk ka një program të përgjithshëm trajtimi që mund të jetë i sukseshëm për të gjithë fëmijet e prekur prandaj duhet që cdo ndërhyrje terapeutike të jetë specifike.   
Me cfarë duhet të filloj kjo ndërhyrje terapeutike…?
Pas përmbylljes së fazës së vlersimit, shqyrtohen deficitet e mundshme që mund të ketë fëmija, duke përfshirë edhe defiçite apo disbalnca të ndryshme biologjike, gjithashtu dhe shqetësime të ndryshme shëndetsore.  Është e zakonshme që fëmijet e këtij spektri përfshirë edhe fëmijet me autizëm të të gjitha trojeve shqiptare kanë probleme gastrointestinale,shumë shpesh fëmijet që diagnostikohen me këto çrregullime kanë anomali-probleme me sistemin imunitar,ka disa raste të shpeshta që kanë alergji të ndryshme,infeksione, intoleranca ushqimore ku më të zakonshmet janë gluteni,kazeina,laktoza, dhe në disa raste kemi nivele të larta të metaleve të rënda në gjak dhe jo në të gjitha rastet është merkuri! Këto shqetësime shëndetësore janë prezente pothuajse tek të gjithë fëmijet e diagnostikuar ( jo  të gjitha njeherësh) dhe me të drejtë të gjithë ne profesionistet e fushes  e kemi ngritur pyetjen “a janë crregullimet e spektrit të autizmit crregullime të trurit apo janë një sërë problemesh shëndetësore që afektojnë trurin?”  Akoma nuk kemi përgjigje por nga eksperienca jonë klinike kemi parë që pas rehabilitimit të gjëndjes shendetësore të fëmijës së diagnostikuar simptomat e autizmit zbuten ose zbehen por vazhdojnë të qëndrojne. Prindrit e fëmijeve të këtij spektri shpesh herë janë të informuar se autizmi mund të lidhet me mungesa elementësh të ndryshme dhe nuk hezitojnë të provojnë suplemnte apo shtesa të ndryshme ushqimore. Kur këto suplemente i jepën fëmijes pa vlersimin e profesionistëve të kësaj fushe rezultatet janë zhgënjyese(nuk ka asnjë rezultat)prandaj për fëmijet me autizëm është vendimtarë vlersimi multidiplisinal(ku përfshihen: pediatri,psikologu klinik,specialist për çrregullimet pervazive,punonjësin social klnik) që trajtimi të japë efekte maksimale.  Suplementet dhe ilçet e ndryshme tregohen efektive vetëm kur jepen nga profesionisti duke u bazuar në nevojat specifike të fëmijes, nevoja të cilat asnjëherë nuk janë të njejta!
Rehabilitimi i gjëndjës së përgjithshme shëndetësorë është një pik e rëndësishme por gjithashtu duket të analizohen dhe punohet me të gjitha defiçitet që ka fëmija edhe nga ana kognitive,emocionale,komunikuese,sociale etj. Nga eksperienca jonë kemi parë që kur fëmija fillon të ketë përmirsime në aftësitë kognitive rrjedhimisht ka përparime edhe në fushat e tjera, prandaj çdo teknikë terapeutike që është duke ndjekur fëmija i juaj sigurohuni që nxit ose stimulon zhvillimin e  aftësive kognitive të fëmijes dhe jo të mësuarin mekanik.Gjithsesi nuk ka “teknikë terapeutike jo të mirë” por është e rëndësishme që këto teknika të aplikohen nga profesionist të specializuar për tekniken specifike.  
A ka shpresë …? PO, të gjithë fëmijet të cilet kanë ndjekur një ndërhyrje specifike terapeutike që ka plotësuar të gjitha nevojat e tyre kanë pasur rikuperim të jashtëzakonshëm të gjendjes së tyre. A shërohet Autizmi? JO sepse nuk është sëmundje , autizmi është një gjendje specifike që me terapinë e duhur mund të vazhdosh jetën dhe të jesh produktiv për vetën dhe shoqërinë. Kur do të flas fëmija im…? Kur ai mendon që është koha e duhur dhe mendon  ia vlen, prandaj dedikojuni fëmijeve sa më shumë kohë cilsore, keni qasje normale me ta sikur ai nuk ka asnjë vështirësi, dhe tregoni mbështetje dhe dashuri pa kushte, pa pritur asgjë në këmbim dhe sigurisht që do të Flas!
Të gjithë kemi shprehi tona të mira, të këqija, disa shprehi e dëshira ndonjëherë nuk guxojmë të ia themi as vetës, dikush qanë me lehtësi e dikush nuk qanë fare, të gjithë tundim kembët,kafshojmë buzët dhe shtrengojmë duart tona  kur kalojmë situata jo të këndshme, na merret fryma kur jemi në ankth dhe ndoshta edhe kur shprehim një mendim tonin, e dikush tjeter nuk e ka fare problem të shpreh edhe mendimet e të tjerve, për dikë flutura është e bukur, e  dikush tjetër dëshiron të ketë një gjarpër kafshë shtepiake, të gjithë jemi të ndryshem dhe kjo na bën unik, përndryshe do të dominoheshim nga një rutinë mbytëse. Të pranojmë ndryshimet e njëri tjetrit pa i vëzhguar, pa i diskutuar,  e aq më pak pa i përqeshur sepse në të kundërtën të gjithë do të hezitonim të flisnim,të socializohemi dhe ndërveprojmë me pak fjalë bota do ndalonte , vecoritë tona unike qarkullojnë cdo gjë, prandaj larg shkaktimit të vështirësive sepse
                TË GJITHË JEMI SPEKTËR ËSHTË KOHA TA PRANOJMË!

*Shumë informacione që janë pjesë e këtij artikulli janë eksperienca personale dhe pjesë e një studimi shkencorë prandaj të gjitha të drejat janë të garantuara dhe këto informacione nuk mund të përdorën pa u cituar burimi*




Mr.Sci. Elma Miftari – Neuropsikologe Klinike,
Specialiste për crregullime pervazive.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X