Çrregullimet e frymëmarrjes në gjumë shkaktojnë probleme tek fëmijët

0 0

15% e fëmijëve në botë kanë frymëmarrje të çrregullt në gjumë (SDB), duke përfshirë apnean bllokuese të gjumit (ndërprerje e frymëmarrjes) (OSA). Mirëpo 90% e këtyre fëmijëve nuk diagnostikohen, sipas një hulumtimi të fundit të publikuar në  Journal of the American Osteopathic Association. Simptomat shpesh ngatërrohen me çështjet psikologjike ose emocionale.

“Fëmijët që kanë probleme të sjelljes ose dyshohet se kanë hiperaktivitet mund të jenë duke vuajtur nga një mungesë kronike e gjumit tonik,” thotë John White, DDS, bashkautor në studim.

Zhvillimi neurokonjuktiv, rigjenerimi qelizor dhe rritja e indeve dhe kockave ndodhin gjatë fazës së gjumit të thellë. Kur frymëmarrja pengohet në pjesën e sipërme, truri nuk është më në gjumë të thellë por aktivizohet për të rifilluar frymëmarrjen normale. Por, studiuesit shpjegojnë se kjo parandalon mendjen dhe trupin nga procese të rëndësishme rritjeje.

Fëmija juaj mund të ketë probleme me frymëmarrjen në gjumë nëse ka ndonjë nga shenjat e mëposhtme: gërhet, bën gjumë të parehatshëm, përgjumje e tepruar, kërcet dhëmbët, ka migrenë, urinon në krevat ose është nervoz. Nëse vini në dukje ndonjë prej këtyre simptomave studiuesit sugjerojnë që të vizitojnë një specialist.

Foshnjat që kanë probleme me gjuhën apo me marrjen e gjirit gjatë ushqyerjes me qumësht mund të jenë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, po aq sa fëmijët që kanë vonesë në të folur.

Sapo identifikohet apnea e gjumit, trajtimi zakonisht është shumë efektiv. Sfida është ta kuptoni atë sa më herët. Vitet e para të fëmijës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit, prandaj është thelbësore që kjo gjendje të kuptohet sa më herët.

Autorët e studimit shpresojnë se kërkimet e tyre do të rrisin ndërgjegjësimin mbi këtë temë, duke çuar përfundimisht në diagnozën e duhur të frymëmarrjes së çrregullt gjatë gjumit tek fëmijët.

Lexo edhe: Çrregullimet e gjumit tek femijet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X