Gjatë tre dekadave të fundit, sëmundjet infektive seksualisht të transmetueshme janë rritur në mënyrë alarmante. Kjo zbulohet nga të dhënat e transmetuara nga Instituti i Lartë i Shëndetit. Përveç rritjes së infeksioneve seksuale, që nuk duket se dëshiron të zbutet, ekspertët kanë frikë nga një përkeqësim që rezulton nga situata e veçantë e krijuar nga Covid-19, . Kjo, për arsye se njerëzit nga frika e virusit, gjithnjë e më pak u drejtohen spitaleve. Mirëpo në rast të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, kontrollet periodike mjekësore janë shumë të nevojshme. Mungesa e tyre mund të ndikojë në gjendjen e pacientëve.
Rreziqet e sëmundjeve infektive seksualisht të transmetueshme
Duhet të theksohet se sëmundjet infektive seksualisht të transmetueshme paraqesin probleme të shumta: ato mund të jenë të heshtura dhe asimptomatike për një kohë të gjatë dhe rrezikojnë të shndërrohen në sëmundje kronike, madje edhe me ndërlikime serioze afatgjata. Nëse nuk kapen në kohë, rreziku për të jetuar me infeksione seksuale është ai i përballjes me sterilitetin dhe, tek gratë, shumë nga problemet që e vënë në rrezik pjellorinë: nga lindja e parakohshme në abort, deri në dëmtimin e drejtpërdrejtë të fetusit dhe kancerin e mitrës.
Jo vetëm HIV
Kalimi tek llojet e tjera të infeksioneve seksuale, rastet e gonorresë janë dyfishuar në tre vitet e fundit të studimit 28-vjeçar. Për sifilizin, nga ana tjetër, është e nevojshme të diversifikohet sipas preferencave seksuale të secilit: te heteroseksualët, pa dallim të gjinisë, nga 2000 në 2018 rastet janë dyfishuar; te burrat homoseksualë, të cilët janë kategoria më e prekur, rastet e sifilizit madje janë dhjetëfishuar. HIV po zvogëlohet. Në këtë rast, megjithatë, duhet të mbahet parasysh se në vitin 2018, tek ata që ishin konfirmuar se kishin një infeksion seksualisht të transmetueshëm, rreziku i prekjes nga HIV ishte 50 herë më i lartë.
Lidhje e rrezikshme
Në të gjithë këtë situatë, shpjegojnë ekspertët, pandemia Covid-19 dhe frika për të shkuar në spital janë shqetësuese. Në fakt, që nga karantinimi ka pasur një rënie drastike të performancës diagnostikuese në spital, e cila, e lidhur me rritjen e rasteve të infeksioneve në vitet e fundit, sigurisht nuk mund t’i bëjë njerëzit të flenë të qetë. Një gjendje që duhet të monitorohet me kujdes dhe që ka të ngjarë të ketë efekte negative edhe në planin afatgjatë, si për njerëzit që kanë infeksionin, dhe mund të mos jenë të vetëdijshëm për të, ashtu edhe për ata që kanë marrëdhënie me ta.
Covid-19 gjithashtu ka çuar në një rënie të vaksinimeve tek fëmijët, por është e rëndësishme të respektohet koha e vaksinimit edhe gjatë një emergjence.
Lexo edhe: A përhapet Covid 19 nga kondicionerët?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu