Çokollata mund të jetë më efektive se shurupi për kollën

0 0

Unë u kam thënë njerëzve për vite me radhë se çokollata është shërim për të gjitha gjërat, por shkenca tani po më zë vendin dhe po provon se një çokollatë medicinale është më e mira për të shuruar kollën sesa një shurup.

Një grup nga Universiteti i Hullit në Yorkshire të Anglisë ka kryer një studim me 163 pacientë për të provuar nëse një shurup me bazë kodeon për kollën, është po aq efektiv sa një ilaç me bazë çokollatë e quajtur ROCOCO.

Si ndihmon çokollata në qetësimin e kollës?

Profesor Alyn Morice shpjegoi për Daily Mail se ata që kishin përdorur ilaçin me çokollatë treguan përmirësim të dukshëm të simptomave të tyre brenda vetëm dy ditëve, duke provuar një lehtësim shumë më të shpejtë se çdo medikament tjetër.

“Ne sapo kemi parë rezultatet e një studimi të madh në botën reale për një ilaç që është me çokollatë dhë pa qetësues si kodeina (codeine) “, tha profesor Morice. “Kjo provon se një ilaç i ri që përmban kakao është më i mirë se një shurup standard”.

Profesor Morice vazhdoi të shpjegojë se kjo ishte për shkak të vetive qetësuese të kakaos, i cili si lëng mbron fundin nervor të fytit që mund të shkaktojë kollën.

Në mënyrë që çokollata të jetë e dobishme, ajo duhet të tretet ngadalë, kjo siguron që çokollata do të jetë në kontakt me fundet nervore në fyt.

E dobishme për të gjitha “llojet e kollave”

Studimi më pas tregoi se çokollata do të ishte e dobishme për të gjitha llojet e kollave, pasi është një mit që ekzistojnë lloje të ndryshme të kollës. Kjo do të thotë se produktet që shiten për kollë me sekrecione ose të thatë nëpër farmaci, në të vërtetë përbëhen nga e njëjta gjë.

Kjo pasi nuk është mukusi ai që shkakton kollën, por një infeksion që trupi e lufton duke e bërë traktin e sipërm respirator shumë të ndjeshëm.

Pra kur doni të trajtoni kollën, mos harroni se e keni atë për një arsye, kështu që më mirë do të ishte trajtimi i shkakut themelor sesa i kollës vetë. Kjo do të thotë se do t’ju duhet të bëni shumë pushim, të konsumoni fruta të freskëta dhe perime, ujë dhe çokollatë, e cila tashmë do të shtohet tek lista e “medikamenteve të dobishme”.

Lexo edhe: Pak çokollatë me lajthi në ditë mbron zemrën

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X