Çokollata e zezë është eliksiri i rinisë: Ndalon prishjen e dhëmbëve dhe ju mban në formë

0 0

40 gramë në ditë çokollatë e zezë për t’u relaksuar, ju bën të humbisni peshë dhe të qëndroni të rinj.

Kjo është ajo që deklaron Cristina Settanni, një profesore në Universitetin e Mjekësisë Natyrore Cnm Italia.

Cilësitë tek çokollata e zezë

Antioksidantët e çmuar, antidepresantët natyralë, energjia, anti kariesi dhe madje edhe përbërësit që ju mbajnë në formë të mirë trupore gjenden vetëm tek çokollata shumë e zezë, sidomos kur ajo vjen direkt nga farat e kakaos. Këto cilësi mungojnë tek çokollata e bardhë.

Përmirësimi i përqëndrimit

Falë teobrominës dhe kafeinës që përmban, kakao-ja është në gjendje të mbajë mendjen të zgjuar dhe aktive. Kjo është arsyeja pse në momentet e lodhjes mendore dhe asaj fizike tek të rriturit, neurologët rekomandojnë konsumimin e rreth 40 gramë çokollatë të zezë në ditë.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Për shkak të sasisë së lartë të magnezit që përmban,  çokollata e zezë gjithashtu vepron si një anti-ankth, relaksues i muskujve dhe lufton ngërçet. Është shumë efektive për sindromën premenstruale dhe gjatë ciklit. Falë fenilethilamine, e cila stimulon prodhimin e serotoninës, një substancë që sjell humorin e mirë, çokollata është një anti-depresant natyral. Dhe kjo dihet prej kohësh.

Eliksir i rinisë.

Duke qenë një antioksidant i fuqishëm, për shkak të pranisë së flavonoideve, çokollata e zezë neutralizon prodhimin natyral të radikaleve të lira që lidhen me stresin dhe moshën, duke kufizuar kështu plakjen qelizore.

Djeg kaloritë

Theobromina dhe kafeina rrisin thermogenesis-in e indit dhjamor, aktivizojnë metabolizmin, duke nxitur konsumin më të madh të kalorive. Farat e kakaos janë shumë efektive për këtë qëllim. Kjo është arsyeja pse kakao gjendet në mesin e përbërësve të kremrave anti-celulitit dhe në trajtimet për dobësim.

Është një stimulues seksual

Çokollata gjithashtu “ndez” pasionin falë anandamidit, një neurotransmitor që krijon një kusht shumë psikofizik, dhe feletilaminës, një substancë që liron dopaminë dhe stimulon eksitimin dhe tërheqjen.

Antibakterial natyral

Dhe e fundit, çokollata e zezë mbron dhëmbët që të mos prishen në sajë të antibakterialeve natyrore, por vetëm nëse përqindja e kakaos e tejkalon 80%.

Lexo edhe: A mund të hamë çokollata në shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X