Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot ditën më të lumtur në jetën e saj.
5 shkurti është jo vetëm dita kur ka lindur Çiljeta, por edhe dita kur ajo u bë nëna për herë të parë.
Kanë kaluar tashmë 6 vite që kur vogëlushi i saj Fernando erdhi në jetë, për të ndryshuar rrënjësisht jetën e këngëtares.
Çiljeta ka shpërndarë momentet emocionuese nga lindja e djalit ndërsa sipër tyre ka shkruar se ky mbetet momenti më i bukur i jetës së saj.
Ajo gjithashtu ka shpërndarë një foto ku shihet e veshur si nuse, ndërsa në krahë mban Fernandon e vogël.
Sipër saj këngëtarja shkruan:
Falemimderit ZOT qe si sot 6 vjet me pare ne diten time te lindjes me bekove me dashurin me te madhe qe mund te bekohet nje femer, birin tim Fernandon. Happy birthday to us.”
Ata të dy kanë marrë mbrëmjen e kaluar, pas orës 00:00 një surprizë nga miqtë e ngushtë, të cilët kanë shkuar tek dera e shtëpisë me tortë dhe fishekzjarre në duar për t’ju uruar këtë ditë të veçantë.
Lexo edhe:Disa ide të mrekullueshme per ditelindjen e femijes suaj
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu