Cilin qumesht artificial te zgjedhim?

0 0

Qumështi artificial i posacëm për fëmijët e porsalindur ka përbërje të ndryshme për marka të ndryshme. Kjo ndodh sepse ekzistojnë disa norma ligjore që i lejojnë kompanive prodhuese të shtojnë ose pakësojnë sasinë e disa përbërësve, në mënyrë që qumështi artificial t’i afrohet sa më shumë qumështit të gjirit. Për shembull, qumështi i gjirit përmban DHA, i cili është një acid yndyror thelbësor i Omega 3. Ky acid yndyror është shumë i rëndësishëm për maturimin e retinës dhe zhvillimin e intelektit të fëmijës.

DHA nuk gjendet tek qumështi i lopës dhe jo të gjitha kompanitë prodhuese e shtojnë këtë përbërës në qumështin artificial. Disa prej tyre e ndryshojnë shpesh përbërjen e qumështit artificial që ofrojnë në mënyrë që ai t’i përshtatet më së miri ndryshimeve që pëson qumështi i gjirit. Këtë ata e bëjnë duke u bazuar në përfundimet e studimeve përkatëse që bëhen.

Në momentin që do të vendosni të ushqeni fëmijën tuaj më qumësht formulë duhet të jetë pediatri që ta vendosë kush do të jetë i duhuri. Në përgjithësi konsiderohet si qumështi më i mirë për fëmijën ai që prodhohet nga kompani e cila ka qëndra studimi në shumë vende të botës dhe që krahas qumështit numër 1 ofron edhe qumësht për nevoja të vecanta (qumështi anti-refluks, për fëmijët prematurë, anti-alergjik etj). Është e vërtetë që qumështi i disa markave kushton më shumë, por kjo është një nga treguesit e cilësisë së tij.

Lexoni dhe: Si te llogarisim sa qumesht duhet te pije femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X