Cili eshte pozicioni me i rehatshem i qendrimit per nje grua shtatzane?

0 0

Me kalimin e muajve bëhet gjithmonë edhe më e vështirë gjetja e një pozicioni të rehatshëm, kjo pasi pesha dhe barku është gjthnjë e në rritje. Megjithatë nëse do të ndiqni disa këshilla praktike do të ndiheni më mirë në situate të ndryshme.

Në makinë

Para së gjithash na duhet t’ju themi se duhet të vendosni në çdo moment rripin e sigurimit (të paktën deri në momentin që mjeku do të thotë të kundërtën). Ai nuk duhet vendosur sipër, por poshtë barkut, ndërsa pjesa e sipërme vendoset midis gjinjve. Për të qënë sa më rehat duhet të spostoni sediljen sa më larg kroskotit. Nëse do të jeni ju në timon duhet të largoni sediljen deri në atë largësi sa të arrini pedalet si edhe të keni një pamje të mirë. Krahët nuk duhet të qëndrojnë shumë të tendosur dhe mbrapa shpinës mund të vendosni një jastëk. Nuk duhet të qëndroni ulur përshumë kohë, duhet të bëni pushim çdo një orë.

Në shtrat

Specialistët këshillojnë të flini në krahun e majtë, me këmbët e përthyera dhe të rrethuara nga jastëkët. Kjo do të mundësojë jo vetëm komoditet por edhe një qarkullim të mirë të gjakut.

Para televizorit

Duhet të qëndroni shtrirë në një divan ose ulur në një kolltuk para televizorit, në mënyrë që të mos jeni të detyruara të ktheni kokën, gjë e cila krijon tension tek muskujt e zonës. Për të favorizuar qarkullimin e gjakut këmbët mund të vendosen mbi një karrike. Edhe në këtë rast mund të vendosni jastëk në shpinë.

autobus

Nëse keni nevojë mund të kërkoni t’ju lirojnë vendin për t’u ulur. Nëse keni rreth 15-20 ulur në autobus mund të lëvizni këmbët për pak minuta.

Lexoni dhe: 6 keshilla per nje gjume te rehatshem gjatë trimestrit te trete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X