Cili është ndryshimi kryesor i dietës së 16 vjetëve më parë me dietat e ditëve të sotme?

Çdo nënë e re është entuziaste për t’i filluar fëmijës ushqimet e para, pasi ai ka kaluar tre apo më shumë muaj.




0 0

Ndërkohë që disa studime sugjerojnë që ushqimet e ngurta të mos i fillohen fëmijës para se të mbushë 6 muajsh, ka plot pediatër të tjerë që sugjerojnë fillimin e lëngjeve apo pureve në moshë më të hershme.

Sipas atyre që mbështesin tezën se ushqimet e ngurta nuk duhet të fillohen para moshës 6 muajsh, fëmija akoma nuk mund ta tresë ushqimin dhe këto ushqime fillojnë ta forcojnë para kohe trupin e tij.

Mirëpo çfarë ndodhte para 16 vitesh me këto këshilla?

Një nënë e re ka dërguar një mesazh pranë faqës “përnënat.al” ku na tregon një libër udhëzues për ushqyerjen e fëmijës gjatë vitit të parë, i botuar 16 vite më parë në Shqipëri.

Ajo shkruan:  Pershendetje. Kjo është nje faqe nga libri i konsultorit te bebit para 16 vitesh. Nuk ka kaluar shume kohë dhe gjërat kanë ndryshuar shumë. Nëna që ma tregoi është një mikja ime që bebin e vet (tani 16 vjec) e ka rritur kështu.

Në këtë libër theksohet se gjatë tre muajve të parë fëmijës i jepet vetëm qumësht, e më pas në muajin e katërt mund të fillojnë t’i jepen disa lëngje, si për shembull: portokalli, banane apo molle.

Në muajin e pestë fillon dieta ushqimore me pure apo supa dhe më pas në muajin e tetë mund të fillojë përgatitja e miellit të orizit apo grurit.

Gjithashtu para 16-vitesh sugjerohej që kosi dhe djathi të fillohej që në muajin e gjashtë ndërkohë që në ditët e sotme, pediatrit këshillojnë që në rast se nuk keni njeri në familje të prekur nga alergjia, mund të filloni kosin dhe djathin në dietën e fëmijës në moshën 8 muajsh.

Lexoni më shumë në foton e mëposhtme:

Lexo edhe: Perse ushqimet e ngurta nuk duhet te fillohen para muajit te 6-te te jetes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Menu javore per bebe 11+...

Në muajin e 11 aparati tretës dhe sistemi imunitar i bebit është zhvilluar mjaftueshëm për të provuar disa ushqime të tjera më komplekse, por sërish është e vështirë për disa...

Gatimet që mund t’i përgatisni...

Në këtë fazë, shumë foshnja mund të konsumojnë edhe ushqime për të rritur me kombinime më të zbutura. Pure me peshk të bardhë, karota dhe presh Ky kombinim për pure...

Menu javore per bebe +7...

Çfarë duhet të hanë fëmijët për mëngjes, drekë apo darkë? Po ndërmjet vakteve kryesore?Ja një menu javore që mund t'ju ndihmojë. Disa ditë më parë mundëm të realizonim një material...

Menu javore per bebe 9+...

Deri në muajin e 9, qumështi plotëson nevojat kryesore të fëmijës për ushqim, por më pas dieta e tij fillon të ndryshojë duke i dhënë më shumë rëndësi ushqimeve të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X