Cili eshte momenti i duhur per te sjelle ne jete nje femije tjeter

0 0

Shumë nga ju ndoshta e kanë pyetur veten se çfarë impakti do të kishte në familje ardhja në jetë e një fëmije tjetër. Si mund të përjetohej kjo fizikisht dhe emocionalisht? Ka një kohë të duhur dhe një të gabuar për ta bërë këtë?
Jeni gati të dy për një fëmijë tjetër?
Pasi keni sjellë në jetë fëmijën tuaj të parë, ndoshta keni filluar të përshtateni me rutiën e përditshme dhe ndoshta gjumi juaj ka ardhur duke u përmirësuar, duke bërë që ju dhe bashkëshorti juaj të keni më shumë kohë për njëri-tjetrin. Ndoshta tani është momenti i duhur të uleni dhe të bisedoni me bashkëshortin tuaj rreth ngjizjes së një fëmije tjetër, duke e planifikuar gjithçka në bazë të dëshirave dhe mundësive tuaja. Faktet tregojnë se personat më të lumtur janë ata që vendosin të dy se kur është momenti i duhur për të sjellë në jetë një fëmijë. Emocionet do të jenë të njëjta me shtatëzaninë e parë, edhe pse tani do të keni edhe një fëmijë tjetër që kërkon përkujdesjen tuaj. Pra ju duhet të negocioni në lidhje me ndarjen e detyrave në mënyrë që gruaja të mos e ketë të gjithë peshën e fëmijëve mbi supe dhe për pasojë të ndihet gjithmonë e lodhur.
Po ana financiare?
Duke qënë se do të jetë fëmija i dytë, tashmë e keni idenë e shpenzimeve që kërkon rritja e tij. Paratë duket se nuk janë asnjëherë tepër në këtë rast, dhe për këtë arsye dhe në lidhje me këtë duhet të bisedoni gjatë në çift. Cila është situata juaj? Cili nga të dy punon? Do të jeni në gjendje të punoni të dy me dy fëmijë të vegjël? Apo do të punojë bashkëshorti orë shtesë dhe ju do të kujdeseni për fëmijët? Do të krijonte kjo një “krizë” në marrëdhënien tuaj? Do të keni mundësi të përballoni të gjitha shpenzimet e familjes? Këto do të jenë çështje shumë të rëndësishme që duhet të merrni në konsideratë.
Jeni gati psikologjikisht dhe emocionalisht?
Vetëm ju mund ta dini këtë, por studimet tregojnë se shumica e çifteve ndihen gati pas 18-23 muajsh nga lindja e fëmijës së parë. Kjo do të jetë kohë e mjaftueshme që trupi të rikuperojë dhe të marrë elementët e duhur për të rritur një fëmijë tjetër të shëndetshëm.
Mos harroni fëmijën tjetër!
Është shumë e rëndësishme të merrni në konsideratë edhe ndjenjat e fëmijës tjetër. Si do të ndihej ai/ajo me ardhjen në jetë të një pjestari tjetër që do t’i shtohej familjes tuaj? Ata mund të ndihen në ankth dhe mund të ndjejnë xhelozi për të porsalindurin, ndoshta edhe para se ai të vijë në jetë. Ju duhet të siguroheni të bindi fëmijën juaj që ta pranojë në mënyrën e duhur ardhjen në jetë të një fëmije tjetër, duke i bërë atij të kuptojë se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tuaj, si edhe nuk do të ndryshojë ndjenjat që ju keni për të.

Lexoni dhe: Si të menaxhoni xhelozinë mes fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X