Një studim japonez i bërë nga universiteti “Kobe” është fokusuar në 4 faktorët kyç të cilët janë: interesi, besimi, pavarësia dhe rregullat, dhe ka nxjerrë përfundimin se ka 6 profile të ndryshme prindërish.
Dëshironi të kuptoni në çfarë profili bëni pjesë?
1- Prindërit që ofrojnë mbështetje
Kjo kategori prindërisht janë shumë të predispozuar për të kaluar një kohë të gjatë bashkë me fëmijët e tyre. Ata kanë besim tek aftësitë dhe interesat e fëmijëve të tyre, si edhe kanë besim tek veprimet që ata bëjnë.
2- Prindërit e rreptë
Ajo që i karakterizon këta prindër është rreptësia. Ata nuk i lenë të lirë fëmijët, të cilëve për çdo gjë ju prezantohet një rregull i ri për t’u zbatuar.
3- Prindërit tolerues
Prindërit tolerues shfaqin një ndjenjë të madhe besimi në drejtim të fëmijës. Ata kalojnë shumë kohë bashkë dhe nuk janë aspak të rreptë.
4- Prindërit “akomodues”
Quhen kështu sepse i lejojnë fëmijët të bëjnë çfarë të duan. Ata nuk tregojnë interes të madh për gjërat e tij dhe nuk parapëlqejnë të vendosin shumë rregulla.
5- Prindërit e vështirë
Ky profil prindërish njihet për mungesën e plotë të besimit që kanë në drejtim të fëmijës. Ata duke qënë se nuk ju besojnë aspak, nuk preferojnë t’ju japin liri për të bërë diçka që ata duan.
6- E mesmja e “artë”
Prindërit e këtij profili karakterizohen nga të gjithë faktorët e marrë në studim. Ata dinë të jenë besues me fëmijët e tyre, t’ju japin atyre pavarësi, të tregojnë interes si edhe të vendosin rregulla.
Subjektet e analizuara që kanë rezultuar “pjestarë” të këtij profile, kanë pasur një nivel të caktuar arsimor, të shoqëruar nga një pagë e mirë në punë dhe lumturi brenda vetes.
Prindërit që kanë rezultuar të vështirë, kanë pasur një nivel të mirë arsimor dhe profesional, por jo lumturi.
Lexoni edhe: Sfidat e prinderimit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu