Cilësia e qumështit të gjirit tek nënat mbipeshë ndryshon nga nënat me peshë normale

0 0

Sipas një studimi të ri, përbërja e qumështit të gjirit tek gratë me peshë normale ndryshon nga ajo e nënave mbipeshë. Sipas hulumtuesve në SHBA ndryshimet e disa substancave janë faktorë të mundshëm të rrezikut për zhvillimin e obezitetit tek fëmijët, por mud të ketë terapi që përmirësojnë qumështin e gjirit dhe që mbrojnë fëmijët nga shtimi i peshës që në muajt e parë të jetës.

U ekzaminuan 35 nëna dhe fëmijë

Në bashkëpunim me kolegë nga Universiteti i Oklahomës, Qendrën e Shkencave të Shëndetit dhe Universitetin e Minesotës, hulumtuesit nga Boston klasifikuan 35 nëna të reja duke u bazuar në indeksin e masës trupore para shtatëzanisë dhe më pas analizuan qumështin e gjirit. Ata pastaj matën masën dhjamore të fëmijëve 6 muajsh dhe 1 vjeç.

Përbërja e qumështit të gjirit

Hulumtimi, i botuar në internet në revistën mjekësore “American Journal of Clinical Nutrition”, tregoi se në përbërjen e qumështit ishin gjetur dallime modeste midis nënave obeze, atyre të dobëta dhe atyre normale. Studiuesit kanë identifikuar për herë të parë që substancat më të dobishme ishin më të pakta tek gratë obeze.  “Rezultatet tona – shpjegoi Elvira Isganaitis, autorja e studimit – sugjerojnë se disa faktorë si derivatet e nukleotideve dhe karbohidratet komplekse – mund të jenë të rëndësishme për përmirësimin e qumështit të gjirit dhe ndoshta mbrojtjen e fëmijëve nga obeziteti”.

Lexo edhe: A shkakton kapsllek qumeshti i gjirit tek bebet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X