Cilat jane vlerat e bananes per femijen

0 0

Banania është një burim ushqimor shumë i mirë për fëmijën, dhe për pasojë është një frut i përsosur për të qënë një nga ushqimet e para të fëmijës.

Cilat janë benefitet e bananes?

Banania është quajtur ushqimi i përsosur i natyrës, pasi ajo përmban shumë vlera ushqyese jetike për fëmijën. Komponentët më të rëndësishëm të saj janë kalçiumi dhe fibrat. Ato gjithashtu janë një burim shumë i mirë vitaminash si: vitamina B6, vitamina C dhe vitamina B2.
Kaliumi ndihmon trupin e njeriut të ketë një presion të mirë të gjakut si edhe funksion të shëndetshëm të zemrës. Sipas disa studimeve, njerëzit të cilët konsumojnë banane dhe ushqime të tjera të pasura me kalium, kanë më pak gjasa për të zhvilluar arteriosklerozë dhe tension të lartë.
Banania njihet për vlerat e saj mbrojtëse ndaj organizmit. Ajo e mbron atë kundër ulcerës në stomak si edhe ndihmon zorrët për prodhimin e një sasie mukusi, të nevojshëm për një tretje të mirë. Tregoni kujdes përsa i përket sasisë që i jepni fëmijës të konsumojë, pasi ngrënia në sasi të mëdha mund të shkakojë konstipacion (kapsllëk).

Kur mund t’ja prezantoj bananen fëmijës tim?

Banania mund t’i jepet fëmijës duke filluar nga muaji i 6-të. Disa fëmijë mund të jenë alergjikë ndaj Lateksit, dhe nëse fëmija juaj e ka një histori të tillë duhet të komunikoni me mjekun tuaj para se t’ja jepni bananen atij.
Banania si një ushqim praktik

Krahas të mirave ushqyese banania është edhe praktike. Ajo nuk ka nevojë të lahet dhe mjafton të qërohet dhe bëhet pure ose copëtohet dhe ushqimi i fëmijës është gati. Ajo është shumë e përshtatshme për t’u konsumuar edhe gjatë udhëtimeve.

Si të zgjedhim një banana?

Shumë persona mendojnë se bananet janë të rritura me hormone. Kjo nuk është e vërtetë, ajo është një ushqim “i pastër”, por nëse ju dëshironi të bleni një banane bio është zgjedhje personale.

Me çfarë mund ta kombinoj?

Banania mund të shoqërohet me:
– Drithëra;
Avokado;
– Boronicë;
– Kivi;
– Pjeshkë;
– Dardhë;
– Mollë;
– Patate e ëmbël;
– Kos.

Lexoni dhe:Si te gatuajme banane te karamelizuara?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X