Humbja e një fëmije, edhe pse shtatëzania mund të ketë qënë në fillimet e saj, është tepër e vështirë nga ana psikologjike për çiftin, e megjithatë rikuperimi nuk përkon vetëm me anën psikologjike por edhe me atë fizike. Që të ndodhë ky rikuperim, në mënyrë që gruaja të rinisë në mënyrë të shëndetshme shtatëzaninë e rradhës, duhet të ushqehet në mënyrën e duhur. Ja si është e mundur kjo.
Ushqimet që duhet të konsumoni pas një aborti:
Ushqimet e pasura me hekur. Kjo për të rikuperuar në lidhje me hemoragjinë e përjetuar dhe për pasojë për të evituar një anemi të mundshme si edhe për të luftuar lodhjen. Merrni hekur nëpërmjet: fasuleve, perimeve me gjethe jeshile, thjerrëzave, farave të kungullit, pjeshkëve të thata, orizit kaf, çokollatës së zezë, gjalpit të susamit, lakrave të Brukselit, rrushit të thatë, qiqrave. Gjithashtu duhet të merrni edhe shumë vitaminë C në mënyrë që përthithja e hekurit të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ushqimet e pasura me kalçium. Gjatë shtatëzanisë depozitat e kalçiumit harxhohen dhe për këtë është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral. Atë mund ta merrni nëpërmjet: qumështit, produkteve të qumështit, produkteve të detit si për shembull salmonit dhe sardeleve, frutave të thata, sojës, perimeve me gjethe ngjyrë jeshile të errët.
Ushqimet që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Këto ushqime do të parandalojnë shfaqjen e simptomave të depresionit, kjo pasi një aborti gruaja fillon të ndihet keq dhe të mendojë shpesh për fëmijën e humbur. Për t’u ndier më mirë duhet të konsumoni ushqime të pasura me magnez, ndër të cilat: fasulet, arrat dhe çokollata e zezë. Magnezi gjithashtu do t’ju ndihmojë të fitoni energji si edhe do të ndihmojë qelizat në rikuperimin e tyre.
Frutat dhe perimet. Të gjitha duhet të konsumohen në sasi të konsiderueshme për një mirëqënie të përgjithshme.
Cilat jane ushqimet qe duhet te konsumojme pas nje aborti?
Loading ...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu