Nëse diagnostikoheni me plaçenta previa duhet të dini se duhet të bëni shumë kujdes. Në këtë rast plaçenta juaj është e pozicionuar ngjitur me qafën e mitrës ose e ka mbuluar atë.
Diagnostikimi me plaçenta previa, çfarë ndodh më pas?
Nëse jeni në fazat e hershme të shtatzanisë kjo nuk konsiderohet një problem. Nëse plaçenta vendoset në këtë formë në trimestrin e dytë dhe tretë atëherë kjo mund të përbëjë problem pasi mund të shfaqet edhe hemorragjia. Nëse diagnostikimi bëhet para javës së 28 nuk duhet të shqetësoheni, pasi në më të shumtën e rasteve ky shqetësim zgjidhet vetë me rritjen e plaçentës.
Cilat janë gratë më të rrezikuara për t’u prekur?
- Mosha e madhe e nënës. Zakonisht nëse është mbi 30 vjeç dhe nën 20 vjeç;
- Shtatzanitë e shpeshta;
- Shtatzanitë me binjakë;
- Probleme të tjera të uterusit;
- Duhanpirja;
- Plaçenta previa në shtatzanitë e mëparshme;
- Keni pasur ndërhyrje kirurgjikale të mëparshme në uterus.
Cilat janë simptomat?
- Gjakderdhja e cila në më të shumtën e rasteve shkaktohet pikërisht nga plaçenta previa;
- Krampet, të cilat nuk duhet të konsiderohen normale dhe duhet të shkoni tek mjeku.
- Pozicionimi me kokën poshtë para kohës normale.
Në më të shumtën e rasteve (75%) gruaja këshillohet të bëjë operacion çezarian para se proçesi i lindjes të fillojë. Megjithatë në disa raste gruaja mund të lindë edhe në mënyrë natyrale.
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu