Për shumë vite prindërit tanë e kishin të vështirë të blinin veshjet për të porsalindurit, pasi zgjedhja ishte e ngushtë dhe nuk kishte shumëllojshmëri. Sot ne kemi mundësi për të zgjedhur çfarë të dëshirojmë, por zgjedhja nuk është e lehtë edhe për nga larmishmëria që ofrohet, por edhe përsa i përket çështjes financiare, pasi veshjet dhe aksesorët për fëmijë janë të shtrenjta. Prandaj, ne kemi pregatitur për ju një listë me gjërat më të domosdoshme që duhen për të porsalindurin.
Çanta e lindjes. Në maternitet ju do të rrini me fëmijën disa ditë, në varësi të llojit dhe vështirësisë së lindjes prandaj nuk duhet të harroni të përgatisni paraprakisht çantën e lindjes dhe të vendosni aty të gjitha gjërat e domosdoshme.
Dhoma e fëmijës. Është e këshillueshme që krevati të ketë një anë që mund të hapet e mbyllet, në mënyrë që në raste të caktuara ju ta bashkoni me krevatin tuaj. Për fëmijen gjithashtu do t’ju hynte shumë në punë një komodinë e veçantë për ndërrimin e fëmijës, me disa kate, ku mund të vendosni gjërat e nevojshme për ndërrim.
Veshjet dhe ndërresat. Rrobat për foshnjen ju takon juve t’i zgjidhni, por kini parasysh se do të merrni edhe shumë dhurata. Veshjet ju mund t’i përzgjidhni në varësi të sezonit. Mund të keni nevojë, në varësi të stinës edhe për xhup, apo veshje të ngrohtë për mbulimin e fëmijës. Gjithashtu do t’ju duhen peshqirë, çarçafë e batanije.
Karroca. Një element shumë i rëndësishëm është edhe karroca, me anë të së cilës ju mund të dilni të shëtisni me fëmijën. Zgjidhni një karrocë jo vetëm të bukur por edhe praktike.
Higjena e fëmijës. Të domosdoshme për t’u blerë janë edhe materialet e higjenës së foshnjes, si: shampo, sapun etj. Gjithashtu juve do tju nevojiten edhe mjetet e kujdesit ndaj lëkurës së bebit, siç janë: kremrat e bebes, vaji, etj.
Ndihma e shpejtë. Është e domosdoshme që të keni patjetër në shtëpi një mini-farmaci me medikamentet dhe mjetet më të domosdoshme për rastet urgjente. Pyesni mjekun tuaj dhe ai do t’u orientojë se çfarë duhet të mbani në farmacinë tuaj në shtëpi apo makinë.
Lexoni dhe: Sendet qe nuk duhet t’i blini kurre te perdorura per bebet tuaja
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu