Cili është biberoni që i afrohet më shumë formës së gjoksit të nënës?
Biberoni i fëmijës duhet të jetë i gjerë në mënyrë që nëna të ketë mundësi ta pastrojë atë më me lehtësi.
Tomme tippee: biberoni “closer to nature” ka një formë të tillë që i afrohet shumë thithit të gjirit të nënës, fluks të ngadaltë si edhe një valvul që pengon futjen e ajrit dhe për pasojë parandalon kolikat.
Avent: “Avent biberon natural”, i mundëson fëmijës një puthitje të mirë të gojës, njësoj siç fëmija do të bënte edhe nëse do të ishte duke pirë gji. Është i pajisur me dopjo valvul kundra kolikave të barkut.
Medela: “Calma” e Medelës i mundëson fëmijës të ketë një thithje të ngjashme me atë të gjirit. Thithi i biberonit është i gjatë dhe i sheshtë, duke bërë që në momentin që fëmija ndalon së piri qumështi të mos dalë më, njësoj siç ndodh me gjirin.
Chicco: “Step up” ofron 3 lloje të ndryshme thithash në varësi të moshës së bebit, kjo në varësi të aftësisë së fëmijës për të thithur.
Nuk: “First choise”, është i pajisur me valvul kundër kolikave dhe mundëson një puthitje të mirë në gojën e fëmijës duke e bërë më të lehtë thithjen. Ka benefite edhe për gojën e fëmijës pasi përshtatet mirë me qiellzën, mandibulën, gjuhën dhe buzët.
Lexoni dhe: Deri kur duhet të sterilizoj biberonin e fëmijës?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu