Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë çfarë e bën të lumtur martesën, më poshtë janë përgjigjet. Një këshillues martesash dhe familjesh, ka ndarë disa këshilla nga eksperiencat e tij me çiftet, duke ju referuar kryesisht meshkujve dhe gjërave që ata duan me çdo kusht.
Ja çfarë kërkojnë ata
1– Më duaj!
Burrat kërkojnë që t’i duash, nuk është e nevojshme të thuhet apo jo? Ashtu si bashkëshortet e tyre, meshkujt kanë nevojë për dashuri, edhe pse jo deri në atë pikë që duan edhe femrat. Ata dëshirojnë t’i kesh në vëmendje dhe t’u tregosh herë pas here dashuri, por pa e tepruar. Nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla së të shprehurit të dashurisë, kështu që në këtë pikë, të dashura zonja, mos e teproni.
2- Dua që gruaja ime të jetë e pavarur
Meshkujt duan një grua të pavarur, një bashkëshorte që të ketë dëshirat e saj, punën dhe qëllimet e saj, si dhe planet për t’i arritur ato. Ata, ashtu si edhe femrat, kanë në kokë planet dhe qëllimet e tyre në karrierë dhe nuk i tolerojnë lehtë prishjet e planeve së të ardhmes. Ata duan të kenë në krah një bashkëshorte, e cila t’i mbështesë, por aspak t’i pengojë në qëllimet që i kanë vënë vetes për të arritur, prandaj edhe duan një bashkëshorte, e cila i fton për t’i arritur bashkë qëllimet, e kundërta nuk mund të ndodhë.
3- Kujdesu për mua
Edhe pse janë burra një gjë është e sigurt, ata kanë nevojë për përkujdesje. Burrat adhurojnë kur vëmendja e bashkëshortes është maskimale, por që kjo vëmendje të mos jetë xhelozi. Këshilluesi i martesave Aaron Anderson, tregon se meshkujt e dashurojnë vëmendjen e bashkëshortes së tyre, sidomos kur kanë pasur një ditë të keqe. Ata duan të qetësohen në krah të saj, por ndonjëherë kanë dëshirë edhe për vetmi kur kalojnë momente kritike, zënka apo debate në punë. Po ashtu, meshkujt duan që të kujdesesh sa herë ata janë të sëmurë. Nuk mund t’u kërkoni ndihmë në shtëpi, por mund të kenë dëshirë të marrin pjesë sa herë bashkëshortja e tyre është duke bërë punë shtëpie. Femrat mund ta mbushin ditën e tyre me shumë gjëra, me fëmijët, punën, shtëpinë etj, por në fund të ditës, në dhomën e gjumit, meshkujt duan vëmendjen si edhe duan të ndjejnë se gjithçka është “pronë” e tyre.
4- Dua vëmëndje!
Burrat duan që gruaja e tyre ta ketë vëmëndjen e saj tek ata , dhe jo vetëm tek fëmijët. Është e kuptueshme se femrat kanë lidhje të veçantë me fëmijët. Deri këtu gjithçka është në rregull, por pasi fëmijët dhe nënat bëhen bashkë, meshkujt ndihen si të lënë pas dore, ndaj kjo nuk është aspak e pranueshme për ta. Derisa kërkojnë të jenë nën vëmendje, meshkujt urrejnë të lihen në plan të dytë.
5- Kam nevojë të ndihem i sigurt
Ata kanë nëvojë të ndihen të sigurt, por jo në aspektin fizik. Martesa nxjerr anët më të mira dhe më të këqija të njerëzve. Ajo i ndryshon njerëzit në një mënyrë që ndonjëherë as ata vetë nuk e kanë menduar. Duket sikur është një tipar që karakterizon më shumë femrat, por në fakt jo, vëren Anderson. Meshkujt, po ashtu kërkojnë të ndihen të sigurt në martesën e tyre. Ata duan një bashkëshorte shumë të qetë dhe të duruar me çdo situatë të pakëndshme që mund të sjellë martesa, në vend të një tjetre që vazhdimisht mund të vërë në dukje të metat e tyre. Kjo e fundit i çon ata drejt mendimit se martesa është në rrezik.
Lexoni dhe: Per te gjithe meshkujt qe kane frike te kalojne jeten vetem me nje femer
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu