Cilat janë efektet në trurin e foshnjës nëse e lini të qajë?

0 0

I porsalinduri nuk është në gjendje të flasë dhe prandaj komunikon nevojat dhe kërkesat e tij përmes lotëve. Megjithatë, fëmijët të cilët janë në kontakt me lëkurën dhe emocionet e nënës dhe babait në një kohë konstante dhe të zgjatur, përjetojnë një ndjenjë sigurie dhe kjo i relakson ata, i bën të qajnë më pak kur janë vetëm.

Në raste të tjera e qara e tyre zgjat (dhe madje ata mund të qajnë aq sa bëhen në ngjyrë mavi), dhe kjo fazë zakonisht ndodh mes javës së parë dhe te pestë pas lindjes. Kjo është mënyra sesi ata e shprehin dëshirën për kontaktin fizik që duan të kenë apo për ushqimin që duan. AAIMHI, Shoqata Australiane e Shëndetit Mendor, ka studiuar çështjen dhe ka zbuluar se në qoftë se prindërit nuk qetësojnë të qarën e zgjatur tek të sapolindurit krijojnë një formë të stresit që shkakton më pas efekte neurologjike për fëmijën në planin afatgjatë.

Efektet afat mesme dhe afatgjatë tek fëmijët nëse i lini të qajnë

E qara e zgjatur shkakton efekte në psikologjinë dhe sistemin endokrin (rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat kryejnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit) tek të porsalindurit në një afat të mesëm dhe të gjatë. Stresi që ata përjetojnë rrit nivelet e kortizolit që ndërhyjnë në zhvillimin e neurotransmetuesve jo plotësisht të zhvilluar. Viti i parë i jetës është shumë delikat dhe stresi mund të dëmtojë synapset (në qelizat nervore) e të porsalindurit, duke krijuar paqëndrueshmëri midis lidhjeve të kores së trurit dhe zonave më të brendshme të tij. Foshnja mund të përjetojë menjëherë ankthin dhe frikën, ndërsa në afat të gjatë do të ketë tendencë për hiperaktivitet dhe mungesë njohjeje.

Një efekt tjetër i të qarës së zgjatur gjendet në një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve dhe një brishtësi më të madhe respiratore të fëmijës për shkak të dobësimit të imunitetit.

Duhet të bëhet e qartë se braktisja e fëmijës dhe lënia e tij të qajë, në mënyrë që të qetësohet vetë dhe të mos e përsëritë më, është një përshtypje e gabuar. Fëmijët dhe adoleshentët të cilët gjatë fëmijërisë së tyre kanë pasur kontakte të vazhdueshme fizike me prindërit e tyre janë më të aftë për të menaxhuar situatat stresuese.

E qara e zgjatur: efektet tek nëna dhe babai

Gjendja e stresit ndikon edhe tek nëna dhe babai, veçanërisht të qarat e fëmijës së parë. Ata ndjehen totalisht “të mbytur” nga rrethanat, nga ndryshimet radikale që kanë ndodhur në jetën e tyre dhe nga orët e pakta të gjumit, kështu që e qara e zgjatur mund të interpretohet si një bezdi e padurueshme. Një prind i lodhur ose në panik mund të kryejë gjeste të papërshtatshme, të tilla si të marrë fëmijën dhe ta shkundë padashje që të mos qajë. Në këtë rast, i porsalinduri mund të dëmtohet seriozisht pasi muskujt e trurit dhe të qafës nuk kanë arritur ende zhvillimin e plotë. Është gjithmonë e nevojshme të kujtojmë se e qara e zgjatur e bebes nuk është e trilluar prej tij, por është një nevojë jetësore që ai e ka.

E qara e zgjatur tek i porsalinduri: çfarë duhet të bëjmë?

Të kujdesesh për një të porsalindur është një eksperiencë interesante, por shumë e vështirë. Qasja fizike, kontakti me nënën e porsalindur është e çmuar dhe e bën dallimin për zhvillimin njohës dhe emocional të të porsalindurit. Ajo që mund të bëni është të dilni nga shtëpia duke mbajtur kokën e bebit në gjoksin tuaj, në mënyrë që të zhdukni traumat e lindjes së të voglit, mund të lexoni një libër duke mbajtur në prehër foshnjën tuaj ose të bëni shëtitje por nënë dhe foshnjë “të ngjitur” pas njëri-tjetrit. Sigurisht që të dy do të keni përfitime të mëdha.

Lexo edhe: Qe nje bebe te qaje me pak…

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X