Cilat jane dy strategjite e trajnimit te gjumit?

0 0

Gjumi i fëmijëve është një nga problemet kryesore të prindërve. Rutina e gjumit është e ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Disa fëmijë nuk flenë me lehtësi, disa të tjerë zgjohen shumë shpesh gjatë natës, disa zgjohen dhe e kanë të vështirë të flenë përsëri. I gjithë ky çrregullim gjumi mund të jetë problem edhe për prindërit, të cilëve do t’ju duhet të përballojnë ditën tjetër pothuajse pa energji.
Por, cfarë duhet të bëjmë?
Ju duhet të tregoheni mjaft të duruar dhe të mos harroni se kjo është një situatë e cila nuk do të vazhdojë të jetë gjithmonë kështu. Sipas disa studjuesve të një universiteti në Australi, është e nevojshme që prindërit të provojnë disa strategji për të nxitur gjumin e fëmijëve, pa u ndier në faj për këtë.
Janë marrë në studim rreth 43 fëmijë nga mosha 6-16 muaj, për të vlerësuar efektet e disa metodave të përdorura për trajnimin e gjumit të tyre. Fëmijët u ndanë në tre grupe.
Prindërve të fëmijëve më problematikë u është kërkuar që në rast se fëmija qan, të mos ndërhyjnë menjëherë, por ta lenë atë për pak kohë të qajë, duke e zgjatur gradualisht kohën.
Ndërsa prindërve të fëmijëve më pak problematikë u është kërkuar ta shtyjnë për pak minuta orarin e gjumit të fëmijës. Sigurisht që prindërve u është dashur të mbajnë një ditar të gjumit të fëmijës, dhe gjithashtu nënave u është kërkuar të mundohen të mbajnë nën kontroll stresin.
Gjumi i fëmijëve është monitoruar dhe në mëngjes cdo fëmije i është bërë analiza e pështymës, me anë së të cilës është matur niveli i stresit.
Strategjia 1: Cfarë të bëjmë nëse zgjohet në mes të natës?
Nëse fëmija zgjohet në mes të natës, ju nuk duhet ta merrni menjëherë në krah, në mënyrë që ai të mësohet të vetëqetësohet dhe të flejë përsëri pa ndihmën tuaj. Kjo strategji ( zakonisht shumë e kundërshtuar nga disa studime të tjera së të njëjtit problem ) është provuar nga skuadra e universitetit australian, puna e së cilës është koordinuar nga një ekspert gjumi. Sipas tyre, fëmijëve, prindërit e të cilëve e vunë në zbatim këtë metodë, u janë dashur rreth 13 minuta për t’ju “rikthyer” gjumit dhe gjatë natës janë zgjuar më rrallë.
Strategjia 2: Çfarë të bëjmë nëse fëmija vonohet për të fjetur?
Strategjia e rradhës konsiston në vënien në gjumë me lehtësi të fëmijës. Por, si mund ta bëjmë këtë? Specialistët këshillojnë të vendosni fëmijën në shtrat disa minuta më herët ( rreth 10 minuta ) çdo ditë, në mënyrë që ai gradualisht të mësohet me orarin e ri. Përsa i përket zgjimeve të natës duhet të vazhdoni me strategjinë që kemi përmendur më lart.
Fëmija nuk përjeton stres!
Disa studime kanë analizuar efektet e këtyre dy strategjive tek gjumi i fëmijës. Ky studim ka pasur si bazë fëmijët nga mosha 1-vjecare e lart. Nga ky studim është nxjerrë përfundimi se këto metoda të trajnimit të gjumit nuk kanë ndikime negative tek fëmija. Pra nuk shkaktojnë stres tek ai dhe tek nëna. I vetmi efekt që kanë lënë tek fëmija është gjumi i qete gjatë gjithë natës.
Specialisti i trajnimit të gjumit që ka sjellë për të gjitha nënat dhe fëmijët këto strategji, thekson se është normale që nëna të shqetësohet nëse fëmija i saj qan para se të flejë gjumë. Sipas tij një gjumë jo i qetë dhe i rregullt i fëmijës do të bënte që në familje të krijohej një atmosferë jo e qetë, duke qënë se nëna do të përjetonte gjendje të vazhdueshme stresi.
Megjithatë prindërit nuk duhet të presin shumë nga një fëmijë i vogël. Nuk mund të presim që një fëmijë i porsalindur të flerë pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke qënë se në aspektin fiziologjik ai nuk është ende gati për këtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X