Cila mënyrë funksionon më mirë për të trajtuar depresionin?

“Terapia e bisedës” për depresionin mund të kushtojë më shumë sesa ilaçet fillimisht, por në planin afatgjatë, të dyja mund të kenë rezultate të ngjashme, thotë një studim i ri.




0 0

Studimi vlerësoi kosto-efektivitetin e dy trajtimeve. Ai zbuloi se mbi një vit, antidepresantët kushtonin më shumë nga ana monetare. Por kur studiuesit vëzhguan pacientët në një afat 5-vjeçar zbuluan se terapia e bisedës siguronte më shumë përfitim për xhepin e pacientëve.

Të dyja zgjedhjet ‘e arsyeshme’

Ekspertët thanë se qëllimi nuk është të shpallet një “fitues” në fushën e trajtimit të depresionit.

Përkundrazi, gjetjet mbështesin udhëzimet që thonë se antidepresantët dhe terapia e bisedave,  janë të dyja zgjedhje “të arsyeshme”.

Mjekësia psikosomatike – intervista e ekspertëve

Psikoterapistja Dr. Cora Weber tregon se si sëmundja psikologjike mund të ndikojë në trup. Ajo jep një pasqyrë të metodave te trajtimit siç është terapia përmes artit.

Ajo që është e rëndësishme për pacientët është se ata e dinë se ka më shumë se një mundësi efektive.

Shumë psikiatër të tjerë të famshëm kanë rënë dakord me këtë ide.

Ka trajtime efektive

Ekziston edhe problemi i ashpërsisë së depresionit: Terapia e bisedës dhe ilaçet kundër depresionit janë, mesatarisht, po aq të efektshme për depresionin e butë dhe të moderuar, por njerëzit me simptoma të rënda zakonisht kanë nevojë për ilaçe.

Depresioni mund t’ju bëjë të ndjeheni të pashpresë. Por ka plot trajtime efektive dhe nëse njëra prej tyre nuk ju ndihmon atëherë provoni një tjerër.

Terapia e bisedës nuk është forma e vetme e psikoterapisë për depresionin, por është mirë-studiuar dhe rekomanduar në udhëzime. Ajo përfshin seanca individuale ose grupore me një terapist. E thënë thjesht, qëllimi është që të identifikohen dhe riformatohen modelet e mendimit negativ që mund të jenë simptoma të depresionit, dhe të promovohen mënyra më të shëndetshme të përballimit.

Kjo terapi dihet se kushton shumë më tepër sesa ilaçet. Por njerëzit zakonisht kanë një numër të kufizuar të seancave për trajtimin me bisedë dhe me kalimin e kohës, do të kuptoni se po shpenzoni njëlloj.

Pengesa të mëdha

Studiuesit përdorën të dhëna nga studimet e kaluara dhe shifrat e kostos në botë reale për të bërë vlerësime mbi efektivitetin e kostos. Ata duhej të bënin supozime të caktuara – se sa séanca për shembull do të duheshin në grup ose individualisht.

Duke përdorur të dhënat e studimit, ata parashikuan që rreth 40% e pacientëve që kurohen me antidepresant për herë të parë shohin që simptomat e tyre iknin, dhe rreth 63% shfaqnin vetëm një përmirësim. Këto nivele suksesi do të ishin të ngjashme midis pacientëve që trajtohen me terapinë e bisedës, por me një kosto fillestare më të madhe.

Mund të ketë pengesa të mëdha, sipas studiuesve pasi specialistët që praktikojnë terapinë e bisedës janë shumë të rrallë dhe mund të mos jenë në gjendje të menaxhojnë situatën në kohë.

Kështu që sistemi i shëndetit mendor mund të ketë nevojë të bëhet gjithmonë e më krijues, sipas studiuesve.

Lexo edhe: Largoni depresionin dhe ankthin në vetëm tre javë duke konsumuar këto ushqime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X