Zakonisht, në momentin që fëmija shkon 4 muajsh, prindërit tregohen disi të paduruar në lidhje me prezantimin e ushqimeve të ngurta. Ata mendojnë se kjo është mosha e duhur, pa e kuptuar se në të vërtetë janë duke vepruar në mënyrë të gabuar.
Jo më parë se 6-të muajsh!
Nëna! Nuk ka rëndësi nëse fëmija juaj ushqehet me qumësht gjiri apo formule, e rëndësishme është që ushqimet e ngurta të mos fillohen më parë se 6 muajsh.
Cilat janë arsyet që e bëjnë nënën të fillojë ushqyerjen para kohe?
Nëna mund të mendojë se fëmija i saj nuk është duke marrë peshën e duhur; ka nevojë të përtypë diçka; niset nga eksperiencat e personave të tjerë; nevoja për të punuar; gjyshërit dhe të afërmit insistojnë; është e lodhur nga gjidhënia e vazhdueshme; kënaqet kur sheh të voglin që ha ushqim; mendon dhe ka frikë se qumështi i gjirit nuk është më i vlefshëm për fëmijën e saj etj. Duhet t’ju themi se asnjë nga këto arsye (apo edhe të tjera), nuk duhet t’ju bëjë të përshpejtoni kohën e fillimit të prezantimit të ushqimeve të ngurta tek fëmija juaj.
Pse në moshën 6-muajshe?
Në këtë periudhë fëmija fillon të përmirësojë aftësitë e tij psiko-motore. Ai fillon të njohë dhe pranojë lugën, është gati të përtypë dhe gëlltitë ushimin, duke u zhdukur edhe refleksi i nxjerrjes së gjuhës jashtë gojës. Gjithashtu në këtë moshë edhe stomaku është maturuar në mënyrën e duhur për të qënë në gjendje të tresë ushqimin e ngurtë. Prandaj nëna! Mos u ngutni! Gjithçka tek bebja juaj duhet të ndodhë në kohën e duhur.
Lexoni dhe: Menu javore per bebe +6 muajsh
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu