Na duhet fillimisht të theksojmë se nuk duhet ta çoni nëpër mend të ushqeni një bebe me lugën e madhe që zakonisht ne përdorim për të ngrënë supë apo gjellë në familje. E madje në këtë proçes nuk do të ishte e duhura as luga e çajit duke qënë se fëmija është ende duke u mësuar të hajë ushqime të ngurta. Ai mund ta kafshojë dhe shtrëngojë në çdo moment lugën dhe të kafshosh një lugë metali, sidomos me xhinxhivat e acaruara nga dajla e dhëmbëve është një eksperiencë jo e mirë për fëmijën duke qënë se do të shkaktojë dhimbje. Në këtë mënyrë fëmija do të kujtojë se proçesi i të ushqyerit është i dhimbshëm dhe për pasojë do të refuzojë të hajë.
Nga ana tjetër, metali mund të nxehet shpesh nga supa, praktikisht brenda disa sekondave dhe në momentin që ju nuk e ftohni mjaftueshëm fëmija mund të digjet. Duhet të dini se ai është gjithashtu një mbajtës shumë i mirë i nxehtësisë.
Si duhet të jetë atëherë luga e bebes?
Nëse në treg do të gjeni edhe lugë të posaçme për supën apo homogjenizatin, do të thotë se një funksion e kanë. Ato janë të prodhuara në mënyrë të posaçme për ushqyerjen e bebes dhe janë prej materiali silikon. Pra kështu duhet të jetë luga e fëmijës tuaj. Duhet ta blini në farmaci dhe të jetë prej silikoni cilësor, prodhuar nga një firmë produktesh për bebe. Ky material nuk dëmtohet me lehtësi edhe nga kafshimet e fëmijës. Edhe doreza e lugës duhet të jetë po prej silikoni.
Madhësia e saj duhet të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës, dhe këtë e keni të shkruar edhe në paketim. Idealja do të ishte të zgjidhnit një lugë që do të kishte një sensor tek bishti, i cili tregonte momentin kur supa e fëmijës ishte në rregull për tu konsumuar, gjithmonë pasi e keni mbushur në pjatë.
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu