Cila është koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë – mëngjesi, dreka apo darka?

0 0

Nga ndjekja e ovulacionit deri tek marrja e suplementeve të duhura, të ngelurit shtatzënë mund të jetë një proces i ndërlikuar. Por, a  ka rëndësi koha se kur duhet të provoni për këtë proces?

Ne e dimë se ka një kohë kur shanset e fertilitetit tuaj janë më të larta deri në periodën tjetër dhe ajo është koha e ovulacionit që zgjat tre deri në pesë ditë.

Por cila është koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë?

Një studim zbuloi se marrëdhëniet intime në mëngjes, pikërisht para orës 7.30 të paradites do të rrisnin shanset për t’u mbetur shtatzënë. Cilësia e spermës në këtë orar është shumë më e lartë se gjatë pjesës tjetër të ditës. Kjo u vërtetua sidomos në muajt mars, prill dhe në maj.

Megjithatë, një ekip në Universitetin e Modenës zbuloi se cilësia dhe sasia më e madhe e spermës së meshkujve janë në nivelin më të lartë gjatë orëve të pasdites. Nëse do të konsideronit gjithashtu se shumica e grave ovulojnë rreth orëve të darkës, atëherë do të ishte ky orari më i mirë për të ngelur shtatzënë.

Me nivelet e testosteronit tek meshkujt që rriten në mënyrë të konsiderueshme mes orës 06:00 deri në orën 9:00 dhe epshit që arrin kulmin e tij ndërmjet orës 10:00 deri në orën 1:00, keni disa mundësi të mira që të provoni të mbeteni shtatzënë.

Meqë mund të jetë e vështirë të mbani mend ditët e ovulacionit, nëse periodat tuaja janë të parregullta, dhe është ideale të kryeni me partnerin tuaj marrëdhënie seksuale çdo ditë ose çdo natë, për të rritur shanset që të mbeteni shtatzënë. Mbani mend, sperma prodhohet më shumë dhe qëndron më shumë në një trup të shëndetshëm, kështu që do t’ju duhet të lini duhanin dhe alkoolin, dhe të konsumoni sende ushqimore të shëndetshme në qoftë se keni ndërmend të mbeteni shtatzënë. Më e rëndësishmja, mos harroni të argëtoheni dhe mos e ktheni seksin në një rutinë.

Lexo edhe: Te njohim ditet e ovulimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X