Cila akullore eshte e duhura per femijen dhe ne cfare moshe mund t’ja japim?

0 0

Me siguri kanë filluar t’jua kërkojnë nga mëngjesi në darkë dhe shpesh ju nuk keni zgjidhje tjetër edhe pse brenda vetes mund të jeni disi dyshues. Mund të mendoni se nuk është mosha e duhur, momenti i duhur, akullorja e duhur… por akullorja është “gëzimi” i fëmijës dhe ju duhet të zgjidhni një akullore të një cilësie të mirë, pasi ajo nuk është thjeshtë një ushqim i ngrirë, por është një ushqim i përgatitur me qumësht, sheqer, vezë dhe përbërës të tjerë, duke u konservuar në temperatura shumë të ulëta për të bllokuar marrjen e bakterieve.

Akullorja si një ushqim për fëmijën

Duke qënë se ajo ka gjithë këta përbërës, mund të konsiderohet si një ushqim i lehtë dhe i tretshëm për fëmijën, e pasur me proteina falë pranisë së qumështit dhe vezës, karbohidrate (falë sheqerit dhe sakarozës), yndyrna, kalcium, fosfor dhe vitamina A, B2 dhe C. Megjithatë ajo përmban shumë kalori, kështu duhet të evitoni konsumimin e saj para një vakti, por mund ta konsumojë fëmija pas ushqimit.

Cilën akullore duhet të zgjedhim?

Preferohet ajo artizanale duke qënë se ka brenda saj përbërës më të shëndetshëm për fëmijën, edhe pse akullorja industriale prodhohet konform standarteve të higjenës dhe cilësisë. Akullorja me cilësi më të mirë është ajo kremoze, pra pa përmbajtje copash akulli dhe kokrrash. Fëmija mund të provojë akulloren rreth muajit të 10, duke ofruar ato me shije frutash. Evitoni akulloren me luleshtrydhe dhe çokollatë.

Lexoni dhe : Si te bejme akullore per femijet ne shtepi (+12muajsh)

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X