Çifti britanik Elizabeth Kerr dhe Simon O’Brien kishin planifikuar të martoheshin në qershor. Pastaj shpërtheu pandemia COVID-19 dhe të dy u infektuan. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Milton Keynes me të njëjtën ambulancë kur nivelet e oksigjenit të tyre ranë në mënyrë të rrezikshme.
Kerr dhe O’Brien u sëmurën aq shumë saqë stafi mjekësor u përpoq të organizonte një martesë para se të ishte tepër vonë. Kur gjendja e O’Brien u përkeqësua edhe më shumë, u vendos që ai të transferohej në njësinë e kujdesit intensiv (ICU).
Edhe kjo nuk i ndaloi ata: stafi vonoi intubimin e tij vetëm aq kohë sa ata të kryenin martesën.
“Ata më thanë se ne nuk do të ishim në gjendje të martoheshim në fund të fundit, sepse do të duhej ta intubonin Simon”, kujton Kerr.
“Por ata u pritën një orë, sa ne të martoheshim”.
Me shkallën e vdekshmërisë tani deri me 80 përqind te pacientët në terapi intensive, një fund i lumtur nuk ishte aspak i sigurt. Por gjendja e O’Brien u përmirësua dhe të sapomartuarit u bashkuan në një pavijon COVID-19 ku të dy po shërohen gradualisht, edhe pse ende marrin oksigjen. “Na është dashur të presim disa ditë për puthjen tonë të parë,” tha Kerr.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu